×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Turpi më i madh”, Meta del kundër formimit të Komisionit për akuzat e Dick Martyt

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 14:37

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është pyetur në lidhje me qëndrimin e tij për raportin e Dick Martyn, ku kryedemokrati Lulzim Basha akuzohet se ka shërbyer si hetues ndaj UÇK.


    Meta e ka cilësuar si turp ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e çështjes, ndërkohë që ka shkruar se “dihet se kush i fabrikoi akuzat e tij, se cilat vende dhe shtete e mbështetën, e sponsorizuan dhe kërkon të heqë vëmendjen nga ata dhe të fusë përçarjen midis shqiptarëve.“

    “Parlamenti të ngrejë një komision për ligjin që thashë unë, që kërkon një oligark bashkë edhe me ndonjë drejtor partiak, të vjedhin të gjjithë konsumatorët në Shqipëri. Ky është një problem shumë i madh dhe shumë serioz. Nëse ka ende një Parlament. Nëse është një bandë, le ta miratojnë”, ka thënë ai.

    “Që të ngrejë Parlamenti një komision për akuzat e Dick Martyn është turpi më i madh që bën “Kali i Trojës”, sepse dihet se kush i fabrikoi akuzat e tij, se cilat vende dhe shtete e mbështetën, e sponsorizuar dhe kërkon të heqë vëmendjen nga ata dhe të fusë përçarjen midis shqiptarëve. Çfarë t’ju them më shumë për këtë çështje”, ka shtuar Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!