Është arrestuar në Elbasan turku 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Faruk Fatih Özer Gaze i akuzuar për mashtrim me kriptomonedha.
ABC News raporton se, Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.
Së bashku me turkun raportohet se është arrestuar edhe Evaldo Haxhiu, nipi i kreut të FSHF, Armando Duka. Faruk Fatih Özer fshihej në Shqipëri prej shumë kohësh dhe madje Turqia kërkoi vitin e kaluar ekstradimin e tij.
Themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u konstatua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto. Këto para i përkisnin 400 mijë njerëzve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.