×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz

    Reporteri
    19 Dhjetor 2024 | 21:30

    Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në rrugën “Marie Kraja” në Kamëz.

    Sipas informacioneve Altin Maksuti, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç janë asfiksuar nga gazi dhe për pasojë kanë humbur jetën.

    Njoftimi:

    Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!