×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U denoncua e zhdukur, gjendet e mbytur në një kanal 26-vjeçarja nga Kukësi

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 11:38

    Një ditë pasi familjarët e kanë denoncuar të zhdukur, policia e Kukësit ka gjetur të mbytur në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit një 26-vjeçare.

    “Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

    Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të”, informon policia.

    Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet hetimore të deritashme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!