×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U fut për t’u larë me një grup shoqesh, mbytet një e mitur në lumin Devoll

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 18:37

    Një e mitur me iniciale G.K. është mbytur pasditen e sotme në Lumin Devoll pasi ka shkuar për t’u larë bashkë me një grup tjetër të moshave 15-vjeç.


    Ka qenë policia që ka nxjerr trupin e saj të pajetë. Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    “Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

    Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!