×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kap teksa transportonte armë dhe municion luftarak, në pranga i mituri në Mirditë

    Reporteri
    03 Mars 2025 | 11:40

    Një 15-vjeçar në Mirditë është arrestuar këtë të hënë.

    I mituri, është kapur flagrancë teksa transportonte armë dhe municion.

    Sipas njoftimit zyrtar, policia ka sekuestruar 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

    “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte armë zjarri dhe armë shpërthyese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Sinjali”.

    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, shtetasi E. S., 15 vjeç, banues në Burrel.

    Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!