×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U mbyt pasi shpëtoi turistët në Liqenin e Shkodrës, vazhdojnë kërkimet për kapitenin

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 15:49

    Kërkimet për trupin e kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, vijojnë në liqenin e Shkodrës, pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë. Anamali humbi jetën duke shpëtuar dy turistë të huaj që rrezikonin të mbyteshin në Liqenin e Shkodrës.

    Polumbarët e Forcës së Posaçme të Ndërhyrjes (FNSH) dhe punonjës të bashkisë Shkodër janë angazhuar në gjetjen e trupit të tij, ndërkohë që familja dhe të afërmit po kalojnë momente të vështira pas këtij akti heroik që u kthye në një tragjedi.

    Ky veprim i guximshëm e ka lënë të tronditur komunitetin, dhe Arben Anamali do të kujtohet si një njeri i guximshëm dhe i sakrifikuar për jetën e të tjerëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!