×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrugët e Tropojës përmbyten nga reshjet e shiut, kryebashkiaku ngre alarmin: Po shkojmë drejt një katastrofe natyrore

    Reporteri
    17 Shtator 2022 | 8:58

    Rrebeshët e shiut kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë duke sjellë rrezik të madh për përmbyjte.

    Situata më emergjente duket se është në Trpojë. Kryebashkiaku Rexhe Byberi, ka publikuar foto të dëmeve që ka shkaktuar shiu i pandërprerë në disa zonë. Byberi bën apel që institucionet të kenë një vëmendje të shtuar, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

    “Situate emergjente e tejskajshme ne Tropojë. Shiu i pandërprerë prej dy ditësh shoqëruar me stuhi e rrebeshe po sjell dëme të mëdha në Tropojë. Ndodhem së bashku me stafin tim prej mesnate në Njësinë Adiministrative Bytyç ku po monitorojmë situatën”.

    “Jo vetëm rrugët, kanalizimet, janë të tejmbushura por nga gërryerjet dhe shembjet e mëdha janë në rrezik banesat e qytetarëve. Gjendja më alarmante është në fshatin Vlad por pothuajse në të gjithë territorin e Bashkisë përshkallëzimi po shkon drejt një katastrofe natyrore.
    Apeloj në mënyrë urgjente jo vetëm pranë institucioneve përgjegjëse shtetërore por dhe tek secili banor i Tropojës për kujdes të shtuar dhe solidaritet. Kujdesi më i madh duhet te jetë tek rezervuaret e tejmbushur të cilët rrezikojnë në raste si ky. Ne jemi e do të jemi pranë qytetarëve kudo ku janë në vështirësi me mjetet dhe burimet tona njerëzore që të përballojmë këtë situatë të rëndë e të papritur”, shkruan ai.

    Ndërkohë Bashkia e Lezhës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale informoi qytetarët se reshjet e dendura të shiut, të parashikuara gjatë fundjavës, mund të krijojnë probleme të ndryshme për qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!