×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vasili: Rama po bën klerikun dhe jo kryeministrin

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 23:00

    Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se Edi Rama po gabon me strategjinë e tij, duke bërë klerikun dhe jo kryeministrin.


    Në një videomesazh, Vasili shton se Edi Rama nuk ka asnjë plan dhe asnjë parashikim për përballimin e kësaj situate.

    “Duhet të respektojmë rregullat, patjetër distancën, patjetër kufizimin e lëvizjeve, patjetër evitimin e lëvizjeve të panevojshme. Duhet të jemi të bindur që këto janë masat e vetme me të cilat mund t’i bëjmë ballë pasi përballë kemi disa komunikime që vijnë gjithmonë e më shumë në mënyrën më të gabuar nga kryeministri”.

    “Kryeministri ka marrë përsipër të bëjë klerikun. Ne kemi klerikë të nderuar, besojmë tek ata, në religjionet që ata përfaqësojnë dhe t’ja lëmë atyre lutjeve dhe mos ja lëmë kryeministrit të bëjë klerikun”.

    “Kryeministri i Shqipërisë nuk ka asnjë parashikim, dhe nuk ka më asgjë të qartë. Dhe nuk duhet të flasë në emër të parashikimeve të tilla pavarësisht se situata e paparashikuar. Veprimet tona janë ato që mund të ndihmojnë, kurse kryeministri s’ka asnjë parashikim dhe asnjë plan”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!