×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vazhdon rreziku, një tjetër skaf për pak sa nuk godet pushuesin në Shëngjin

    Reporteri
    04 Gusht 2022 | 17:30

    Vrasja me skaf e 7-vjeçares nga polici Arjan Tase në Himarë nuk është bërë ende mësim për shqiptarët që t’i përdorin me kujdes mjetet lundruese në breg.

    Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale tregon se si një burrë i ka shpëtuar për pak vdekjes teksa një “i çmendur” bën një manovër të rrezikshme me motor uji në vendin e mbushur me pushues.

    Burri ishte duke notuar pranë bregut, ndërkohë që i afrohet një i ri me motor uji duke e kthyer atë në 180 gradë, gjë që ka rrezikuar seriozisht jetën notuesit.Dy ditë më parë, polici Arjan Tase, ish-shef i Komisariatit të Himarës vrau me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit pasi e futi mjetin lundrues në plazhin e mbushur me pushues.

    Dyshohet se skafi i Tases përdorej për trafik droge dhe e kishte në pronësi të tijën pavarësisht se me dokumente figuronte në emrin e dikujt tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!