×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes një 22-vjeçar në Sarandë, i ra tenda e fushës së futbollit

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 22:41

    Një 22 vjeçar ka vdekur në Sarandë.

    Ngjarja tragjike ndodhi pasi tenda e një fushe të futbollit ra për shkak të motit të lig që po mbretëron në këtë qytet.

    Sipas njoftimit të policisë viktima u transportua për në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

    “Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje”./KlanKosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!