Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se qeveria ka marrë një vendim që u ofron punonjësve të administratës dy ditë pushim sa herë që dhurojnë gjak. Nisma, sipas Manastirliut bëhet për të ndihmuar sidomos fëmijët talasemikë, që kanë nevojë të vazhdueshëm për gjak.
“Për ata të cilët që dhurojnë vullnetarisht gjakun, do të ketë disa incentiva i këtij akti human dhe përgjegjësi qytetare. Për të gjithë ata që do të jenë vullnetarë të dhurimit të gjakut parashikohet që të jetë pushim ditën që dhuron gjak dhe ditën e nesërme, duke u paguar rregullisht”, tha ministrja.
“Për ata që do të dhurojnë gjakun minimalisht 3 herë në vit, do të kenë mundësi që të mund të pushojnë në shtëpitë e pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes për 7 ditë, sipas një kalendari të hartuar më parë”.
Sipas Manastirliut, nisma do të rrisë numrin e personave që do të dhurojnë gjak, jo vetëm gjatë fushatave. /a2cnn
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.