×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetëm shtatë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, në Shqipëri

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 11:13

    Ministria e Shëndetësisë përmes Eugena Tominit ka bërë të ditur rastet e reja me COVID-19 për 24 orët e fundit.


    Sipas saj në 24 orët e fundit janë testuar 171 persona, mes të cilëve vetëm shtatë kanë rezultuar pozitiv.

    Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 789.

    Sakaq raportohet se në spitalin infektiv 1 dhe 2 janë të shtruar gjithsej 31 pacientë, mes të cilëve shtatë në terapi intensive.

    Sipas Tominit pjesa më e madhe e pacientëve aktivë po ndiqen nga mjekët e familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!