Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Piraj.
Burime për Abc bëjnë me dije se një automjet tip “Fuoristradë Mitsubish” me targa greke, është përplasur me një “Audi A6.”
Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i Audit me targa të Kosovës.
Katër persona kanë mbetur të plagosur.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku në të dyja anët dhe lëvizja e automjeteve është devijuar në aksin e vjetër Kallmet-Dajç.
Abc ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet se dy automjetet janë bërë copë.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.