30 viktima dhe më shumë se dhjetë persona të mbetur nën rrënoja. Ky është bilanci i deritanishëm i tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.
I gjithë vendin është me sytë nga Thumana ku tre pallate te shumbura në tokë lanë pas disa viktima, ku vijojnë të jenë të bllokuar persona të tjerë gjendja e të cilëve ende nuk dihet.
Forcat e Armatosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile në bashkëpunim me grupet e ardhura nga vendet mike, vijojnë kontrollet të cilët janë përqendruar në tre zona: Këneta në Durrës, te pallati gjashtë katësh afër kryqit të kuq dhe te Vila Palma po në Durrës, raporton shqiptarja.com.
Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe në Durrës ndërkohë që zyrtarisht 27 Nëntori është ditë zie kombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.