×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vokshi: Shqipëria gjatë pandemisë ka humbur 10 herë më shumë vende pune se rajoni

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 19:37

    Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se qeveria shqiptare ka numrin më të lartë në rajon të humbjeve të vendeve të punës nga pandemia e Covid-19.


    “Ne mund të krahasojmë masat që kanë ndërmarrë qeveritë fqinje dhe ato të rajonit. Është vënë re që masat e qeverisë shqiptare, nga aspekti shëndetësor, social dhe ekonomik, kanë qenë jo të duhurat, të pamjafshtueshme dhe të vonuara”

    “Në Shqipëri këtë periudhë rezultuan 61 000 persona të papunë nga kjo situatë, në Maqedoninë e Veriut ishin 6000, në Serbi 7000, ndërsa Kosova ka 6000 të punësuar më shumë. Qeveria shqiptare mund të jetë më e dështuar në përballimin e kësaj pandemie”.

    “Qeveria e shfrytëzoi këtë pandemi për të organizuar tendera sekretë dhe korruptive për të vjedhur. Ne kemi denoncuar 17 tendera publikisht”, ka deklaruar ajo në oranews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!