×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e 7-vjeçares, provat e Prokurorisë së Vlorës që ndryshuan akuzën për ish-efektivin Arjan Tase

    Reporteri
    05 Gusht 2022 | 19:11

    Një ditë më parë, Prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga Agjencia për Mbikqyrjen Policore për Arjan Tasen, për vrasje nga pakujdesia, në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, duke gritur akuzën e vrasjes me dashje.

    Kjo për shkak se organi i akuzës, ka dhënë detaje në kërkesën e saj ndaj Gjykatës së Vlorës, ku i kërkonte vlerësimin e masës “Arrest me burg” për ish-efektivin.

    Sipas ekspertizës mjekësisë ligjore, është konstatuar 7-vjeçarja ka pësuar dëmtime të shumta në trup, kokë dhe në gjymtyrët e poshtëm.

    Në raportin e prokurorisë, theksohet ndër të tjera se trupin e të miturës, në pjesën e gjoksit janë konstatuar disa prerje shumë të thella të shkaktuara nga helikat e skafit.

    Gjithashtu, gjatë shqyrtimit të mjetit lundrues, janë evidetuar njolla gjaku në pjesën e kapakut të motorrit të djathtë.

    Ndërsa, ditën e sotme, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.

    Sipas kodit penal, ‘dashja’ vjen në dy forma: Dashja direkte kur autori e dëshiron pasojën kriminale, e parashikon dhe me ndërgjegje lejon ardhjen e saj; dashje indirekte kur autori nuk e dëshiron pasojë kriminale por e parashikon dhe me ndërgjegje lejon ardhjen e pasojës.

    Me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!