Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, njëri prej tyre është aktualisht në sallën e operacionit, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spital, gjithashtu pa rrezik për jetën.

Babai ka plagë të lehta në kraharor dhe këmbë, ndërsa djali ka plagë të lehta në dorë.

Reklamë

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Gjon Shkëmbi. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe motivet e plota të këtij akti të rëndë kriminal.

Ndëkohë vendin e ngjarjes kanë zbritur edhe dy prokurorët e SPAK-ut Adnand Xholi dhe Vladimir Mara.