×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e rëndë në Tiranë, Begaj: Fenomene të tilla të dhunës ndaj grave nuk kanë vend

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 22:17
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tri të tjerave në Tiranë.

    Begaj e dënoi ashpër rastin dhe kërkoi që të veprohet në bazë të ligjit. Ai tha se ky mentalitet duhet të ndryshojë tërësisht.

    Tiranë: Arrestohet i dyshuari për krimin e rëndë ndaj familjarëve të ish-gruas

    “Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, tha Begaj.

    Postimi i plotë:

    Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme!

    I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave!

    Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme.

    Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!