×
  • Lajme
  • Shqipëria / Ngjarje e rëndë

    Vritet me armë zjarri 56-vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    12 Janar 2025 | 23:25

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Myrte Zeneli,” pranë “Pallatit me Shigjeta”, në Tiranë, ku një person 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

    Grupi hetimor, i udhëhequr nga Prokuroria, ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të ngjarjes.

    Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po ushtron kontrolle të imtësishme për të ndalur përgjegjësit.

    Më shumë detaje priten pas përfundimit të veprimeve hetimore paraprake.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

    Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

    Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!