×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet me armë zjarri një 36-vjeçar në Bulqizë

    Reporteri
    16 Janar 2025 | 15:15

    Policia tha se rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë të Shqipërisë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi Vasil Kamberi, 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

    Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi 34 vjeç (i afërm me shtetasin Vasil Kamberi), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./Euronews.al/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!