×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Xhaxhai vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, policia jep detajet mbi rastin

    Reporteri
    09 Gusht 2022 | 22:59

    Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Shamrisht të Shkodrës. Xhaxhai 68-vjeçar Vlash Jakaj ka vrarë aksidentalisht me çifte nipin e tij B.Jakaj afërsisht 10 vjeç.

    Sipas policisë në momentin që ndodhi ngjarja 68-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e cila është shkrepur.

    Nga e shtëna ka mbetur i plagosur edhe vetë Vlash Jakaj në dorë.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

    Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.

    Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Xhaxhai vret aksidentalisht nipin 12-vjeçar në Shkodër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!