Katër persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë që u zhvillua në Voskop të Korçës të enjten. Policia thotë se ka sekuestruar 195 kilogramë kanabis që ishte në proces tharje.
Lënda narkotike u gjet në një magazinë ku edhe energjia elektrike ishte lidhur në mënyrë të paligjshme për të tharë bimët narkotike.
Brenda magazinës policia thotë se arrestoi 4 persona. Një tjetër ndërkohë u shpall në kërkim. Këtij të fundit, një 38-vjeçar, iu gjetën në banesë edhe 2 bimë narkotike si dhe sasi të vogla kanabisi dhe kanabisi.
Sipas Tv Klan të arrestuarit janë Gentian Guri, Andon Demirshah, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.
Demirshahu akuzohet për prodhim e shitje lëndësh narkotike e vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa Burda e Hamitaj vetëm për moskallëzim krimesh. Guri nga ana tjetër për prodhim e shitje lëndësh narkotike, falsifikim dokumentesh dhe armëmbajtje pa leje.
Në ambientet e magazinës janë kapur në flagrancë edhe 3 gra, të gjitha nga Cërriku, për të cilat ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Mësohet se ato ishin punëtore në magazinën e drogës.
Autoritetet thonë se sekuestruan në total 1 pistoletë, sasi kokaine, 1 patentë false, 7 celularë, 1 makinë, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.
Të arrestuarit kishin si synim shitjen e drogës në Korçë dhe në qytetet e tjera të juglindjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.