×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë familje në Skënderaj bëhen me shtëpi të reja

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 9:16

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe humanisti Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë vizituar sot familjet nga fshatrat e komunës sonë, të cilat janë përzgjedhur nga komisioni komunal për çështje sociale për ndërtim të shtëpive.


    Në këtë mënyrë, familjet që janë përzgjedhur për shtëpi, janë Jashar Miftari- Runik, Tafil Abdullahu – Çitak, Gani Dervishi – Kosterc, Hajriz Hyseni e Astrit Krasniqi – Vajnik si dhe Shefqet Sahiti e Behxhet Shala – Koliq i Poshtëm, të cilave gjatë vizitës u është kumtuar lajmi i mirë.Kryetari Jashari ka thënë se kjo po bëhet fal bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës sonë dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në një bashkëfinancim të projektit tonë të përbashkët fisnik e human, që t’u bëjmë zgjidhje me banim familjeve të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira.

    “Me humanistin Halil Kastratin nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kemi të nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim në ndërtimin e 25 shtëpive për familjet që kanë gjendje jo të mirë ekonomike.Në emër të familjeve përfituese, gjithë qytetarëve tanë dhe Komunës, falënderoj hoxhë Halil Kastrati, për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm, nëpërmjet të cilit po u kthehet buzëqeshja familjeve në nevojë. Lajmet dhe veprimet e mira nuk mbarojnë këtu”, premtoi Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!