×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasit e Shqipërisë do të mund të punojnë lirshëm në Kosovë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 7:12

    Është themeluar Grupi Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.


    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se zbatimi i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë do të mund të punojnë në Kosovë lirshëm dhe pa pengesa burokratike.

    Tutje ai tha se, edhe procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen.

    “Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë, e po ashtu se procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. E kjo bazuar edhe në reciprocitet, meqenëse shtetasit e Kosovës veçse gëzojnë këto të drejta në Shqipëri”, shkroi Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!