Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Pubike të Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Ata me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook që të vazhdohet të mbahet distanca fizike dhe mbajtja e maskave.
“Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”.
“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë deri tani ka shkuar në 945, me 690 persona të shëruar dhe 29 viktima.
Gjatë kësaj jave numri i të infektuarve ka filluar të rritet përsëri, përderisa nga njoftimet e përditshme të IKSHPK janë raportuar më shumë raste sesa të shëruar.
Masat e lehtësimit kanë filluar që nga 4 maji, duke bërë që disa nga aktivitetet të fillojnë me punën e tyre të përditshme. Ndërsa nevojitet vlerësimi epidemiologjik dhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të kaluar në fazën e dytë, e cila para konfirmimit të rasteve të fundit është parashikuar të ndodhë me 18 maj. /Reporteri.net