×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet për nesër në ora 12:00 mbledhja e qeverisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 15:08

    Qeveria e Kosovës ishte paraparë që sot në orën 16:00 të mbajë mbledhjen e radhës.


    Por sipas burimeve të Gazetës Online “Reporteri.net” kjo mbledhje është shtyrë për në nesër në or 12:00.

    Reporteri.net ka siguruar rendin e ditës që ishte paraparë për mbledhjen e sotme, ku ndër të tjera ishte paraparë “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” si dhe “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit të Ekspertëve të Pavarur për të dizajnuar parimet kushtetuese, skenarët dhe elementet e reformës së Vetingut në Sistemin e Drejtësisë (MD).

    Më poshtë rendi ditës:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!