×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet për nesër takimi online Merkel – Vuçiq për Kosovën

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 20:19

    Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, i caktuar të bëhet sot me anë të një lidhje me video është shtyrë për nesër.


    Aleksandar Vuciq ka thënë më herët se tema kryesore e takimit do të jetë vazhdimi i dialogut me Prishtinën zyrtare,dhe në veçanti, situata e re pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

    Fillimisht, ishte paraparë që Vuçiq të vizitonte Berlinin këtë të diele dhe të hënë, por vizita është shtyrë pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!