×
  • Lajme
  • Lajme

    Shuhet dilema: Edhe ambasadori ri anglez flet shqip

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 13:52

    Edhe ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës që do e zëvendësojë Ruairi O’Conell po mëson gjuhën shqipe.


    Nicholas Abbott është emri që do ta zëvendësojë Ruairi O’Conellin, si ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës.

    Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Jashtme e Britanisë.

    “Abbott është emëruar ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës, ai do ta pasojë Ruairi O’Connellin i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik”, ka bërë me dije ministria e Jashtme e Britanisë.

    Gazeta Metro ka mësuar se Abbott është duke ndjekur kurset e gjuhës shqipe në Gjakovë.

    Kujtojmë se gjuhën shqipe, e fliste pa problem edhe ambasadori që do e lë këtë detyrë, O’Conell.

    Ndryshe, Abbott do të marrë detyrën gjatë shtatorit të këtij viti. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

    I dërguari i ri i Londrës në Kosovë ka shërbyer në misione të ndryshme nëpër botë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!