×
  • Lajme
  • Lajme

    Si ndodhi ngjarja në Novobërdë, ku Polici i Kosovës bashkë me të dashurën kidnapuan e kërcënuan dy shqiptarë nga Maqedonia

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 11:05

    Pesë persona janë arrestuar mbrëmë, dy prej tyre policë të Kosovës, nën dyshimin se kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë.


    Dy zyrtarët policor janë suspenduar nën dyshimin se kidnapuan dhe keqtrajtuan dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

    “Po rasti është hetuar nga Policia dhe të dyshuarit janë arrestuar, mes tyre edhe dy policë. Është njoftuar IPK dhe hetuesit tanë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hetuar përfshirjen e dy zyrtareve policor. Ata janë suspenduar fillimisht për 72 orë”, ka thënë Hodaj

    Në media raportohet se të përfshirë në këtë rast janë zyrtari policor Visar Kërqeli në bashkëpunim me të dashurën e tij Marigona Islami, si dhe zyrtari tjetër policor Besjan Neziri.

    Dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një vilë në vendin e lartcekur.

    Sipas lajmi.net, Kërqeli i cili cilësohet si organizator i gjithë kësaj i kishe dërguar vazhdimisht familjarëve të viktimave video-incizime ku Marigona Ismali ( të cilën e prezantonte si bashkëshorten) shihej në shtrat me njërin prej tyre dhe kësisoj kërcënonin ata që duhet dërguar para në të kundërtën do t’i publikohen këto pamje.

    Madje zyrtari policor shkoi edhe më larg duke ofenduar familjarët dhe duke u kërkuar që gruaja e viktimës të vinte dhe të kryente marrëdhënie me të.

    Visar Kërqeli dhe të tjerët kërkuan shumë parash nga viktimat, por që më pas njëri nga familjarët lajmëroi rastin në Policinë e Kosovës dhe kësisoj të njëjtët u arrit të arrestoheshin dje në Stanishor, në rajonin e Gjilanit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!