×
  • Lajme
  • Lajme

    Si ta largoni frikën dhe shqetësimin e koronavirusit të ndikojë në shëndetin tuaj mendor

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 22:05

    Koronavirus! Po, është një situatë e rëndë, dhe po merr mjaftueshëm vigjilencën dhe vëmendjen tuaj.


    Por, kur bëhet kujdesi i tepërt? Kur ndodh që informacionet tejkalon linjën?

    Poashtu, këtu janë disa këshilla. Mendoni jo vetëm për larjen e duarve dhe distancën sociale, por gjithashtu dhe për shëndetin mendor dhe trurin shkruan CNN.

    “Ka një ton informacione atje. Sfida po përpiqet të përcaktojë se cilat informacione janë të sakta.” thotë psikologe Lynn Bufka.

    Ajo sugjeron të kontrolloni situatën përmes hapave të mëposhtëm përcjell Gazeta Shneta:

    -Gjeni disa burime mediale që ju besoni dhe mbështetuni në qëndrime e tyre dhe të vërtetat.

    -Kufizoni frekuencën e azhurnimeve tuaja nëpër rrjetet sociale dhe kujdesi ndaj lajmeve të rreme.

    -Dije kur është momenti të ecësh tutje: “Përpiquni të mësoheni të mos dini gjithçka, dhe të ndjeheni mirë me pasigurinë,” thotë psikologe Bufka.

    -Kushtojini vëmendje nevojave tuaja themelore. Sigurohuni që jeni duke marr gjumë të mjaftueshëm, ushqime adekuate, si dhe vetizolimi si një zgjidhje e fundit.

    -Mos e anashkaloni veten këto ditë nga angazhimi në aktivitete të rregullta fizike si meditimi, joga, ose cfarëdo forme në lidhje me praktimin e mendimeve dhe lirimin nga stresi. /Gazeta Shneta/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!