×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas Borrellit, Kurti ka pranuar themelimin e “Zajednicës” dhe formalizmin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 23:31

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në një adresim për media ka dhënë detaje për diskutimet maratonike që kishte sot në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. 

    Borrell ka thënë se ka dakordim sonte dhe se palët janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, që përfshinë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, apo “Zajednicës” siç i referohej dikur kryeministri Kurti. Po ashtu, Borrell njoftoi se ka dakordim edhe për edhe Nenin 11 që i referohet formalizmit të statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

    “Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje dhe pajtim. Mund të deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Si pjesë e këtij aneksi palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes”, është shprehur ai.

    Borrell ka folur për nenin 7, duke thënë se Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb

    “Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell ndër të tjera.

    Borrell: Kemi marrëveshje, deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për aneksin e zbatimit të planit të BE-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!