×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Situata në KPM, reagon “Safe Journalist”: Hap i rrezikshëm drejt politizimit

    Reporteri
    19 Janar 2025 | 17:06

    “Safe Journalist”, organizata e cila merret me mbrojtjen gazetarëve dhe lirisë së shprehje në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar ndaj vendimit skandaloz të Komisionit të Pavarur të Mediave, ku u ndryshua rregullorja dhe me anë të së cilës u zgjodh kryetari i ri, ende pa përfunduar mandate i kryetarit aktual.

    Sipas kësaj organizate, me këtë vendim, KPM-ja ka bërë një hap të rrezikshëm drejt politizimit të një institucioni të pavarur.

    Reagimi i “Safe Journalist”, u shpërnda edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

    Ndryshe të premten, pas ndryshimit të rregullores me katër vota pro, kryetar i Komisionit të Pavrur për Media u zgjodh Besnik Berisha, në vend të Jeton Mehmetit.

    Në reagimin e AGK-së thuhet se:

    Rrjeti SafeJournalists bashkohet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në dënimin e vendimit të fundit të Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovë, duke e konsideruar një hap të rrezikshëm drejt politizimit të këtij institucioni të pavarur.

    Procesi i përshpejtuar për zgjedhjen e drejtuesit të ri, vetëm pak ditë para skadimit të mandatit aktual, ngre shqetësime serioze për transparencën dhe pavarësinë e KPM-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!