×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    “Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 10:49

    Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, njëherit kandidate e propozuar për Kryeparlamanetare, pas dështimit të seancës ka thënë se janë partitë tjera ato që po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas saj kjo është një sjellje e papranueshme e tyre.

    “Opozita ka tendencë për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sjellje e papranueshme, destruktive. Secili nga ne duhet ta marrë përgjegjësinë”, tha ajo para gazetarëve.

    Për Haxhiun, qysh nga fillimi ka qenë tendenca e partive politike për bllokimin e Kuvendit, dhe se vota “për” nuk është bllokuese, por e atyre që nuk po marrin pjesë në votim.

    “Qysh nga fillimi ka pas tendenca për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit, por qytetarët do ta vlerësojnë.

    Vota për nuk është bllokuese, ata nuk po marrin pjesë në votim. Kjo sjellje është e paprannueshme”, tha Haxhiu.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!