×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka gjak mjaftueshëm, Qendra për Transfuzion ka një thirrje për qytetarët

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 14:12

    Qendra për Transfuzion të Gjakut ka thënë se meqenëse jemi në kohë pandemie dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, po vërehet mungesa e dhuruesve vullnetarë të gjakut.


    Tutje është bërë e ditur se duke i marrë parasysh edhe këto ditë feste, si dhe numrit të shtuar të kërkesave, mungesa e gjakut po rritet.

    “Prandaj, ftojmë të gjithë ata persona vullnetarë  të vijnë dhe të dhurojnë gjak në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që të iu dalim në ndihmë pacieteve të shtrirë nëpër spitalet tona.

    Dhurimi i gjakut mund të bëhet deri ora 22:00”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!