×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandal: Prokuroria e Gjakovës e konfirmon se është vënë në ndjekje të gazetarit Mentor Gjergjaj

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 11:16

    Gazetari Mentor Gjergjaj po përballet këto ditë me një ngjarje skandaloze. Përmes një komunikate Prokuroria e Gjakovës e ka konfirmuar se është vënë në ndjekje të tij.


    Gjergjaj, në vitin 2018 sa ishte duke punuar si gazetar i deskut në Gazetën Express ka qenë cak i një kanosjeje në Gjakovë.

    Dy ditë më parë Gjergjaj ka njoftuar se si para 3 vitesh pasi kishte ndodhur kjo kanosje, ai e kishte raportuar rastin në Polici, duke e dorëzuar një inicizim audio nga vendi i ngjarjes, të cilin nuk e ka publikuar asnjëherë. Gjergjaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është ftuar që të intervistohet nga një hetues i Policisë së Gjakovësm për rastin ‘incizim pa autorizim.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Gjakovës.

    Në komunikatën e Prokurorisë së Gjakovës thuhet se Shkrimi i publikuar në portalin Express, më 15 maj 2021, me titullin “Prokuroria e Gjakovës nuk respekton urdhëresën e Aleksander Lumezit, fton në intervistim gazetarin Mentor Gjergjaj”, nuk qëndron dhe një konstatim i tillë është i pavërtetë, duke qenë se Prokurori i rastit ka ftuar në intervistim gazetarin Mentor Gjergjaj, për veprën penale ”Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, e cila nuk përket me udhëzuesin detyrues të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi, që ka të bëjë me mbrojtjen e burimeve të informacionit të gazetarëve.

    “Prokuroria e Gjakovës, Ju njofton se kallëzimi penal privat i të dëmtuarit G.A., i parashtruar në Prokurorinë Speciale në vitin 2019, ka kaluar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë në vitin 2020. Prokurori i Shtetit, më 07 maj 2021, ka ndërmarrë veprimet hetimore, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, nga neni 205 paragrafi 1 të KPRK-së, ku i njëjti, në rolin e gazetarit ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit, dhe e ka incizuar në banimin e tij personal, duke cenuar privatësinë e tij. Lidhur me këtë , Prokurori i rastit, ka kërkuar intervistimin e të dëmtuarit, G.A., dhe në cilësinë e të dyshuarit Mentor Gjergjaj”, thuhet nga Prokuroria e Gjakovës.

    “Andaj, kërkojmë nga portali “Express” dhe të gjitha mediat tjera, të korrigjojnë titullin e publikuar, ngaqë Prokuroria e trajton me profesionalizëm dhe seriozitet, çdo rast të veprës penale, por edhe të gjitha Udhëzuesit e lëshuara nga Kryeprokurori i Shtetit”, vazhdon tutje njoftimi.

    Komunikata e plotë: 

    Gjakovë, 17 maj 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, duke u bazuar në shkrimin nga portali “Express”, dhe disa reagime të tjera, lidhur me ftesën nga Policia e Gjakovës, për intervistim të një gazetari në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, lëshon këtë reagim.

    Shkrimi i publikuar në portalin Express, më 15 maj 2021, me titullin “Prokuroria e Gjakovës nuk respekton urdhëresën e Aleksander Lumezit, fton në intervistim gazetarin Mentor Gjergjaj”, ju njoftojmë që nuk qëndron dhe një konstatim i tillë është i pavërtetë, duke qenë se Prokurori i rastit ka ftuar në intervistim gazetarin Mentor Gjergjaj, për veprën penale ”Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, e cila nuk përket me udhëzuesin detyrues të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi, që ka të bëjë me mbrojtjen e burimeve të informacionit të gazetarëve.

    Prokuroria e Gjakovës, Ju njofton se kallëzimi penal privat i të dëmtuarit G.A., i parashtruar në Prokurorinë Speciale në vitin 2019, ka kaluar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë në vitin 2020.

    Prokurori i Shtetit, më 07 maj 2021, ka ndërmarrë veprimet hetimore, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, nga neni 205 paragrafi 1 të KPRK-së, ku i njëjti, në rolin e gazetarit ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit, dhe e ka incizuar në banimin e tij personal, duke cenuar privatësinë e tij.

    Lidhur me këtë , Prokurori i rastit, ka kërkuar intervistimin e të dëmtuarit, G.A., dhe në cilësinë e të dyshuarit Mentor Gjergjaj.

    Andaj, kërkojmë nga portali “Express” dhe të gjitha mediat tjera, të korrigjojnë titullin e publikuar, ngaqë Prokuroria e trajton me profesionalizëm dhe seriozitet, çdo rast të veprës penale, por edhe të gjitha Udhëzuesit e lëshuara nga Kryeprokurori i Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!