Shoqata e Gastonomëve të Kosovës ka ftuar protestë për të martën në orën 18:00.
Petrit Kllokoqi nga kjo shoqatë ka thënë se përmes kësaj proteste dëshirojnë t’ua hapin sytë institucioneve sa i përket situatës së këtij sektori.
“S’kemi pretendime të ndërrojmë qeveri, po t’ua hapim sytë drejtë kresave tona. Janë 450 ditë ka që ka biznese të mbyllura pa kompensime”, është shprehur ai.
“Nuk kanë efekt më masat, ai ajo që katër persona të mbahen në një tavolinë, derisa rajoni mban festivale me katër mijë e 40 mijë veta. Thërrasim lirimin e masave meqë jemi para ardhjes së diasporës e jo kur të vjen koha për fushatë”.
Ai ka thënë se nuk dëshirojnë që si sektor i gastronomisë ta humbin edhe një verë si pasojë e masave anti COVID-19.
“Nuk po dalim të protestojmë që t’i dëmtojmë pronat e shtetit, por që ta shfrytëzojmë të drejtën tonë kushtetuese”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.