×
  • Lajme
  • Lajme

    Skender Hyseni: Kryeministri Kurti s’ka guxim as dije

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 23:27

    Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovë, Skender Hyseni, ka thënë se kryeministri i Kosovës po bën fushatë me dialogun Kosovë-Serbi.


    Hyseni ka thënë se takimi i 19 korrikut në Bruksel ishte më shumë “shfaqje teatrale”.

    Unë nuk mendoj se Kurti s’ka guxim as dije për ta bërë gjënë e duhur për Kosovën”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

    “Kurti bën fushatë zgjedhore në çdo gjë, faturën e paguan popull. Ai e mendon si fushatë çdo lëvizje të tij”, shtoi ai.

    Hyseni po ashtu tha se në të kaluarën janë arritur marrëveshje të ndryshme, ndërsa tha se ato nuk vlejnë pa u arritur marrëveshja finale. Ai po ashtu pati kritika për opozitën e cila tha se nuk po bën asgjë për të kritikuar qeverisjen.

    “Ne kemi pasur shumë presion nga familjarët dhe shoqatat e të pagjeturve. Dhe me vend. E kishim arritur marrëveshjen për personat e pagjetur. Por formati i dialogut është kështu se nuk nënshkruhet asgjë pa u nënshkruar gjithçka”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!