Sonte nga ora 20:30, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan do të ndizen qirinj për Agon Zejnullahun, i cili vdiq në orët e hershme të së hënës në rrethana ende të paqarta.
Ky aktivitet është organizuar nga rrjeti i OJQ-ve “Avonet”.
“Sot, e enjte, më 10 korrik në ora 20:30, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, anëtarët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe të qeverisë në detyrë, që të bashkohen në ndezjen simbolike të qirinjve në kujtim të Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën pikërisht në këtë rrugë, në përballje tragjike me Policinë e Kosovës”.
“Ky tubim është përkujtim, është kërkesë për drejtësi, për reflektim institucional dhe për përgjegjësi ndaj jetës së njeriut”.
“Për t’i dhënë zë kujtimit të Agonit dhe për të mos lejuar që dhimbja të shuhet në heshtje.
Ejani. Për Agonin. Për drejtësinë. Për dinjitetin”.
Të mërkurën është caktuar masa e paraburgimit me nga një muaj ndaj pesë policëve, nën dyshimin për përfshirje në ndërhyrjen e cila përfundoi me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan.
U akuzua se nuk i ofroi ndihmë 27-vjeçarit, mjekja shihet në autoambulancë duke tentuar ta rikthejë në jetë
Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës së Urgjencës së komunës së Lipjanit në rastin e Agon Zejnullahut.
Por, sot gjatë ditës është publikuar një video ku mjekja shihet në autoambulancë duke tentuar ta rikthejë në jetë Agon Zejnullahun.
Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të datës 7 korrik. Ai ndërroi jetë gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës.
Të shtunën, në ora 11:00, do të protestohet para Stacionit të Policisë në Lipjan. Protesta me moton “Drejtësi për Agonin”, është organizuar nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, i cili vdiq në duart e Policisë gjatë arrestimit, shkruan Reporteri.net
Vëllai i Agonit, Albani ka ftuar për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kjo është një kërkesë qytetare për drejtësi dhe transparencë.
“Ne si familjarë jemi thellësisht të tronditur nga humbja që kemi pësuar. Megjithatë, në gjithë këtë vuajtje, po mbledhim veten për ta kthyer rastin tragjik të Agonit në forcë dhe kauzë mbarëkombëtare. Institucionet kanë një detyrë themelore: të kujdesen minimalisht për jetën tonë – gjë që, në rastin e Agonit, nuk ndodhi.” thuhet në njoftimin e familjes.
Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesë për zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.
Ndryshe, Komandanti i Policisë së Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje morale pas rastit. Pesë policë janë arrestuar lidhur me rastin, teksa dje u është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia. Hetime kanë nisur edhe ndaj mjekes./Reporteri.net
Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan më 9 korrik 2025 ia ka caktuar paraburgimin për një muaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët dyshohen për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
“Betimi për Drejtësi” raporton se ka siguruar vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, në të cilin të dyshuarit përmes avokatëve të tyre gjatë seancës dëgjimore kanë kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburigmit, me arsyetimin se të mbrojturit e tyre vepruan sipas ligjit.
Fillimisht, sipas Dosjes, thuhet se prokurori i rastit Paulin Pashku në seancë dëgjimore në mënyrë të hollësishme e sqaroi kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, duke dhënë argumentet që arsyetojnë kërkesën për paraburgim.
Prokurori vlerësoi se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit dhe se me masa tjera alternative nuk mund të sigurohet mbarëvajtja e procedurës penale, sipas tij bazuar në ndjeshmërinë publike dhe çështjet e sigurisë dhe ruajtjes së rendit.
“Në këtë çështje penale nuk ekziston rreziku i ikjes e as i ndikimit në dëshmitar, andaj edhe nuk jemi thirrur në këto baza ligjore, por ekziston vetëm rreziku i përsëritjes së veprës penale. Këtë qëndrim e mbështesim edhe në nenin 5 par.2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, zbatimi i së cilës është i obligueshëm edhe në nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës për zbatimin e drejtpërdrejtë të instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e ku theksohet se paraburgimi mund të caktohet kur rreziku është real”, thuhet ne deklarimin e prokurorit Pashku para Gjykatës.
Pashku, deklaroi se në bazë të aktgjykimit të GJEDNJ-së në rastin e Ostendorf v Germany, e njëjta ka nxjerrë përfundimin se kushtet për caktimin e paraburgimit mund të bazohen në njësojshmëri dhe proporcinalitet.
“Pasi që në këtë çështje raportet mes palës së dëmtuar, përkatësisht familjarëve të viktimës dhe të pandehurve janë të acaruara, këto rrethana e argumentojnë nevojën e caktimit të paraburgimit dhe proporcionalitetin me qëllim të parandalimit të përsëritjes apo kryerjes së ndonjë vepre të re penale”, thuhet tutje në vendim.
Mbrojtësi i rreshterit Ibrahim Nela, avokati Valdet Zeqiri, ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit sa i përket pikës së parë të dyshimit të bazuar.
Sipas vendimit, avokati Zeqiri, ka thënë se Prokuroria nuk ka argumentuar me prova materiale dyshimin e bazuar dhe për më tepër, sipas tij, rreshteri Nela ka vepruar në pajtim me autorizimet policore që ia jep ligji për Policinë dhe udhëzimet e brendshme.
“Nga të dhënat në kërkesë si dhe video incizimet që janë publikuar në media kemi pasur disa raste të raportuara në Polici dhe se policët kanë vepruar në bazë të autorizimeve që kanë dhe të njëjtit është dashur të ndalojnë dhe të arrestojnë personin pasi i njëjti edhe ka filluar t’i sulmoj edhe policët, andaj të i njëjti ka vepruar konform autorizimeve policore”, thuhet në vendim.
Tutje, avokati Zeqiri, deklaroi se Ibrahim Nela nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk paraqet rrezik se mund të kryejë tjetër vepër penale.
Rreshteri Ibrahim Nela, ka përkrahur në tërësi fjalën e mbrojtësit të tij, lidhur me kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit.
Urim Vokshi, avokat i zyrtarit policor, Albian Retkoceri, ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pasi sipas tij nuk janë plotësuar kushtet ligjore dhe se Prokuroria në kërkesë nuk ka arritur të sqarojë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen.
“Krejt arsyetimin që e jep lidhur me kryerjen e veprës penale është fakti se ka pasur kontakt fizik mes të pandehurve dhe të ndjerit si dhe fakti se pas ndërhyrjes se të pandehurve, i ndjeri nuk ka pasur shenja jete”, thuhet në dosje.
Sipas avokatit Vokshi, Prokuroria duhet të tregojë se cila është lidhja shkakore mes kontaktiit fizik dhe pasojës së pretenduar, dhe po ashtu sipas tij duhet të tregojë se si e ka provuar që ky kontakt fizik ia ka shkaktuar vdekjen e Agon Zejnullahut.
“Pra, Prokuroria po thotë që t’i mbajmë zyrtarët në paraburgim pasi që pala e dëmtuar është e acaruar, pasi që këta nuk kanë pasë asnjë problem më viktimën. Ndërhyrja e tyre ka ndodhur vetëm pasi që kanë pasur ftesë nga baza sipas ankesës së qytetarëve dhe të njëjtit nuk kanë asnjë telashe me familjarët e tyre”, thuhet tutje ne deklarimin e Vokshit para Gjykatës.
Ai tha se të dyshuarve po iu bëhet gjyq publik.
“Paragrafi i fundit i kërkesës së Prokurorisë thekson se bazuar në ndjeshmërinë publike dhe çështjen e sigurisë dhe ruajtjes së rendit, prokurori vlerëson se nuk ka masë tjetër alternative, nuk mund të sigurohet mbarëvajtje e kësaj procedure penale. Pra është duke i’u bërë gjykim publik këtyre djemve. Andaj, t’i gjykojmë sipas ligjeve dhe kodeve përkatëse të aplikueshme, gjykimi mediatik veç është duke i’u bërë”, shtoi tutje avokati Vokshi.
Andaj, avokati Vokshi, ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim dhe nga Gjykata ka kërkuar që të njëjtën ta refuzojë. I mbrojturi i tij Retkoceri, ka mbështetur fjalën e avokatit.
Mbrojtësi itë dyshuarit Artidon Konxheli, avokati Blendi Bekteshi, ka kundërshtuar në tërësi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak se sipas tij Prokuroria në asnjë provë të artikulueshme nuk e ka bërë të besueshme se Konxheli ka kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
“Duke marrë parasysh se Artidon Konxheli ishte përgjigjur në një thirrje nga disa qytetarë për të vepruar në mbrojtje të jetës është e palogjikshme, madje absurde të pretendosh se veprimi i tij për të neutralizuar një rrezik i cili ishte real dhe mund të kishte pasoja në vdekjen e personave dhe vet rrezikun që i kanoset zyrtarëve policorë të pretendosh se është vrasje”, ka thënë Bekteshi para Gjykatës.
Mbrojtësi i Konxhelit, ka shtuar se veprimet e zyrtarëve policorë ishin në kuadër të Ligjit për Polici.
“Në këtë mënyrë nuk mund të pretendosh se kemi vrasje nga pakujdesia, aq më pak në këtë fazë të procedurës nuk kemi raportin e autopsisë e asnjë provë tjetër që do të vërtetonte se shkaku ka shkaktuar pasojën e pretenduar”, thuhet tutje.
Sipas Bekteshit, pretendimi i Prokurorisë se vepra penale është kryer nga pakujdesia e rrëzon pretendimin për përsëritje të veprës.
“Nga ajo se çka dëgjuam nga prokurori kjo nuk është kërkesë për caktimin e masës së sigurimit të prezencës, por është kërkesë për sigurimin e zyrtarëve policorë nga veprime të personave të tretë, ku pretendohet se në qoftë se këta lihen të lirë mund të ndodhë çfarëdo gjëje”, citohet se deklaroi Bekteshi.
Për arsyet e lartcekura, ai ka kërkuar që të respektohet e drejta për liri dhe siguri, duke kërkuar që Konxheli të mbrohet në liri.
E zyrtari policor Artidon Konxheli, ka mbështetur fjalën e mbrojtësit të tij Blendi Bekteshi dhe nuk ka deklaruar diçka tjetër.
Mbrojtësi i Liridon Rrahmanit, avokati Flamur Bllacaku, ka mbështetur deklarimet e kolegëve për kundërshtim të caktimit të masës së paraburgimit, pasi sipas tij nuk ka prova dhe bazohet vetëm në teori, e cila siç ka deklaruar para Gjykatës, nuk e ka asnjë mbështetje ligjore e as faktike.
“Për asnjë moment në këtë kërkesë nuk potencohet apo përshkruhet ndonjë veprim i ndaluar i të mbrojturit të tij përveç veprimeve të cilat i ka të obliguara dhe është i detyruar me ligjin për policinë dhe rregulloret e brendshme të cilat e përcaktojnë decidivisht se kur duhet të reagoj zyrtari policor”, thuhet në deklarimin e avokatit Bllacaku.
Ai ka shtuar se pesë zyrtarët policorë që kanë kryer punën e tyre dhe sipas tij kanë vepruar sipas autorizimeve duke ndaluar një person, i cili ka qenë duke kryer veprime që bien ndesh me ligjin.
“Sa i përket pretendimeve se duke marrë parasysh rrethanat e të mbrojturit të tij, i cili është zyrtar policor, i njëjti gjatë kohës kur pretendohet se ka ndodhur vepra penale ka qenë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përshkruhet e më shumë se i njëjti mund të përsëris apo edhe të kryejë ndonjë vepër penale tjetër”, thuhet më tej në vendim.
Mbrojtësi i policit Rrahmani, ka deklaruar se masa e paraburgimit është shumë e rëndë, e papërshtatshme dhe joproporcionale. Ka kërkuar nga Gjykata që të refuzohet kërkesa e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit.
I dyshuari Rrahmani ka mbështetur fjalën e mbrojtësit të tij Flamur Bllacaku. Dhe, ka shtuar se sa herë të jetë nevoja do të paraqitet në Gjykatë.
Mbrojtësi i të pandehurit Endrit Beqiri, avokati Besnik Berisha, lidhur me kërkesën e prokurorit për caktim të masës së paraburgimit, deklaroi se aktvendimi për fillim të hetimeve i cili mban datën 8 korrik 2025, me objekt hetimin e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia” në bashkëkryerje, sipas tij nuk ka asnjë provë.
“Nga dje e deri sot nuk ka asnjë provë, madje as raport mjekësor, as dëshmi vdekje se një i ri që ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta e në tentativë të tij për të kryer krim në vazhdimësi është cilësuar si vrasje nga pakujdesia, për shkak se besohet se zyrtarët policorë në përmbushje të misionit të tyre dhe përgjegjësisë së tyre ligjore, tentuan ta parandalojnë rrezikimin e jetës së shumë qytetarëve në rrugë të Lipjanit, në mesin e tyre edhe një prokuror dhe një gjyqtar, të cilët sot u paraqitën si dëshmitar se mbështesin pretendimet nga vrasja nga pakujdesia, por që në fakt këtë e di që nuk është kështu edhe vetë Prokuroria”, ka deklaruar Berisha.
Berisha ka thënë se zyrtarët policorë u nisën në drejtim të rrugës ku një i ri që sipas tij pretendohet se ishte intoksikuar, korpulent dhe me fuqi fizike, sulmonte qytetarët dhe zyrtarët dhe përpiqej të hynte në vetura të huaja, për të rrezikuar qytetarët dhe gardianët e sigurisë.
“Pastaj, duke përdorur sprejin zyrtar për ta zmbrapsur agresivitetin e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili u agresua edhe më shumë dhe sulmoi secilin për rreth derisa zyrtarët policorë arritën që ta lokalizojnë, mobilizojnë lëvizjet e tij, prangosin si e vetmja formë e ligjshme në rastin konkret më forcën minimale që e lejon ligji dhe të shoqëruar me thirrje për ambulancën e qytetit”, citohet se deklaroi Berisha.
Aty thuhet se Berisha deklaroi se i mbrojturi i tij- polici Endrit Beqiri, nuk kishte në detyrë, por ishte kalimtar.
“Kur pa situatën dhe përderisa kaloi aty pranë pa në tokë nëj shufër të kolegut të tij që ishte në asistim dhe u ndal për të i’a ofruar shufrën sepse frikësohej se po qe se bie në dorën e tani të ndjerit, rreziku do shtohet dhe jeta e secilit do të kërcënohej, e kur i’u afrua kolegut për t’i dorëzuar shufrën pa që përkundër përpjekjeve me duar thatë, 4 kolegët e tij nuk arrinin ta vinin situatën nën kontroll”, thuhet tutje në deklarimin e avokatit Berisha, i cili ka theksuar se veprimet e Beqirit nuk ishin në shkelje të ligjit
Avokati shtoi se i vetmi veprim, që sipas tij bëri polici Beqiri, ishte ndihma për t’ia tërhequr tani të ndjerit dorën me të cilën e sulmonte kolegun e tij për t’ia vënë pas në shpinë, aty ku siç tha Berisha, rekomandohet prangosja dhe aty sipas tij pushoi roli i funksionit të Beqirit.
“Mjekësia, akoma nuk ka folur, akoma duhen analiza histo-patologjike dhe toksikologjike, akoma duhet hetim për ta vërtetuar nëse i ndjeri kishte konsumu alkool, drogë, apo të dyja bashkë, faktor këta që me një shfletim të thjeshtë në googel do ta mësojmë se bëjnë presion të qendrës së frymëmarrjes në trurin e vogël dhe shkaktojnë afiksi jo rrallë herë që është provu në mjekësi”, shtoi Berisha para Gjykatës.
Në fund, tha se s’ka rrezik që zyrtarët policorë rrezikojnë të përsërisin një krim, pasi ata nuk janë kriminelë “por janë luftëtarë kundër krimit”. Sipas tij, vendimi i drejtë do të ishte refuzimi i kërkesës për paraburgim dhe që të pandehurit të mbrohen në liri.
Mbrojtësi i Berishës, Beqiri ka mbështetur fjalën e avokatit të tij.
Prokurori Paulin Pashku deklaroi se mbetet pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, duke konsideruar se ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për të cilat është parashtruar kjo kërkesë.
Kurse, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, vlerësimit të kundërshtimeve dhe argumenteve të të pandehurve të mbrojtësve të tyre, konstatoi se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar.
Sipas Gjykatës, nëse të pandehurit gjenden në liri, ekziston rreziku i përsëritjes ose kryerjes së ndonjë vepre të re penale, bazuar në peshën e veprës, rrezikshmërinë shoqërore, pasojat e shkaktuara, mënyrën e kryerjes së veprës penale, rrethanat dhe ambientin.
Pasoja e veprës- vdekja e Agon Zejnullahut, sipas Gjykatës, përbën rrethanë që rrit tensionin mes të pandehurve dhe familjarëve të tani të ndjerit.
“Për më tepër ekziston mundësia e përshkallëzimit të konfliktit apo tensioneve të reja, në këto rrethana qëllimi parandalues i masës së paraburgimit është jo vetëm të garantoj mbarëvajtjen e hetimeve por edhe të parandalojë përsëritjen e veprave të ngjashme”, thuhet në vendim.
Aty thuhet se ekziston rreziku i përsëritjes ose kryerjes së ndonjë vepre të re penale për shkak të raporteve të acaruara mes familjarëve të të dëmtuarit dhe të pandehurve. Kurse, mbrojtjen e të akuzuarve të të mbrojtësve të tyre, thuhet se Gjykata e refuzoi si të pabazuar.
Për kërkesën e mbrojtësit të Nelës, avokatit Valdet Zeqiri që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri, thuhet se është propozim i paarsyetuar dhe nuk gjen mbështetje në provat konkrete të propozuara nga Prokuroria.
Kurse, për propozimin e mbrojtësit të Retkocerit, avokatit Urim Vokshi i cili ka propozuar të refuzohet kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, me arsyetimin se është i paarsyetuar dhe nuk gjen mbështetje në provat konkrete.
Edhe për propozimin e mbrojtjes së Konxhelit, avokatit Blendi Bekteshi për refuzim të kërkesës së Prokurorisë dhe që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri, Gjykata ka thënë se nuk është i arsyetuar dhe nuk gjen mbështetje në prova.
Po ashtu, Gjykata refuzoi edhe kërkesën e mbrojtësit të Rrahmanit, avokatit Flamur Bllacaku për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë, me arsyetimin e njëjtë.
Gjithashtu, ka refuzuar edhe kërkesën e mbrojtësit të Beqirit, avokatit Besnik Berisha që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri, me arsyetimin se është i paarsyetuar dhe nuk gjen mbështetje në prova konkrete.
Pas dorëheqjes së ofruar nga Argjend Gashi si Komandant i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli është emëruar në këtë pozitë.
Lajmi për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjend Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli”, ka thënë Kelani për Reporteri.net.
Sot, tashmë ish-komandati Argjend Gashi tha për Gazetën Online Reporteri.net se kishte ofruar dorëheqje morale pas rastit të “vrasjes nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut.
Ai tha se raportimet se ai është shkarkuar nuk qëndrojnë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policës, Gazmend Hoxha konfirmoi për Reporteri.net se tashmë dorëheqja e tij ishte miratuar.
“Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, deklaroi Hoxha për Reporteri.net.
27-vjeçari, Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të datës 7 korrik, pas arrestimit nga Policia e Kosovës.
Për rastin e 27-vjeçarit, pesë policë tashmë po dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Ndaj të njëjtëve, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
/Reporteri.net/
Gjykata Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan më 9 korrik 2025 ia ka caktuar paraburgimin për një muaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët dyshohen për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
“Betimi për Drejtësi”, ka publikuar Dosjen e Prokurorisë për këtë rast dhe deklarimet e të dyshuarve dhënë para prokurorit të shtetit.
Në cilësi të të dyshuarit para prokurorit të shtetit është intervistuar rreshteri Ibrahim Nela, i cili ka deklaruar se në momentin kur ka mbërritur në lokacion, zyrtari policor Albian Retkoceri ka qenë duke vozitur veturën e Policisë dhe ka pasur të hapur dritaren, aty kanë vërejtur Agon Zejnullahun i cili është nisur në drejtim të tyre.
“Ne kemi dashur ta pyesin se çfarë ka ndodhur apo çfarë ka por i njëjti ka filluar të fyejë me fjalë por nuk jam i sigurt çfarë fjalë ka përdorur e më pas me dorë ka kapur derën e parë të shoferit dhe në momentin që Albiani e ka vërejtur se i njëjti po dëshiron të na sulmoj apo godas, ka vazhduar me automjet për rreth 20 metra përpara dhe jemi ndalur”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, pasi kanë dalë nga vetura, kanë dhënë komandë verbale që të ndalet, por ai nuk është ndalur dhe kështu zyrtari policor Albian Retkoceri është detyruar të përdorë sprjein lotsjellës për të ndalë sulmin ndaj tyre.
“Pas përdorimit të sprejit i njëjti është tërhequr dhe është futur në një automjet që ka qenë në rrugë i modelit VW Golf dhe është ulur në ulësen e shoferit dhe i njëjti ka qenë jashtë kontrollit, nuk ka ditur se çfarë ka folur, çdo herë i ka ngritur duart duke nënkuptuar që të mos e sulmojmë edhe pse gjatë gjithë kohës kemi komunikuar me të dhe i kemi thënë të qetësohet, në të njëjtën kohë kemi ftuar ambulancen dhe një njësi policore për asistence”, ka deklaruar para Prokurorisë rreshteri i dyshuar.
Ai ka thënë se kanë vërejtur që qytetari tashmë i ndjerë ka pasur një të qarë mbi vetullën e majtë e cila i rridhte gjak. Sipas tij, ka pasur sy më të rritur dhe ka qenë pothuajse tërësisht i djerësitur.
“Dhe gjendja e tij psikike ka qenë jashtë kontrolle pothuajse totalisht dhe ka bërë veprime të çuditshme edhe pse ne tërë kohën jemi munduar ta qetësojmë, po ashtu një shok i tij i ka folur tërë kohës duke u munduar ta qetësonte duke i thënë qe tani vjen ambulanca dhe do ti japë ndihmën e parë”, ka deklaruar tutje ai.
Siç thuhet në deklaratën e tij, në ndërkohë ka arritur edhe asistenca e njësitit tjetër policor me dy zyrtarë. Dhe teksa kanë qenë duke biseduar me të për ta qetësuar, ai ka dalë me vrull nga vetura dhe për ta ndalur rreshteri Nela ka thënë se e ka kapur nga krahu.
“Ndërkohë kanë reaguar edhe zyrtarët policor tjerë për ta futur nën kontroll dhe të njëjtit i kemi vendosur prangat. Gjatë tërë kohës i njëjti ka rezistuar duke mos i afruar duart dhe duke gjuajtur me shqelma edhe pse ka qenë i shtrirë me gjoks për toke, por vlen te ceket se qytetari ka qenë i ushtruar fizikisht dhe ka pasur forcë shumë të madhe edhe pse në pamje të parë nuk dukej dhe kjo ka qenë arsyeja që është dashur të përdorët forca duarthatë për ta futur nën kontroll”, tha ai.
Sipas të dyshuarit Nela, pasi i kanë vendosur prangat tani të ndjerin, janë munduar ta ngrisin në pozitën ulur- por aty kanë parë që gjendja e tij shëndetësore nuk është mirë.
“Kemi marrë ujë ku jemi munduar ta freskojmë dhe ndërkohë ka ardhur autoambulanca e cila nga thirrja jonë është vonuar shumë edhe pse në afërsi nga vendi i ngjarjes është rreth 500 metra, te cilëve ju kemi ndihmuar ta vendosin në lese dhe më pas e kanë vendosur në autoambulancë dhe i kanë dhënë ndihmën mjekësore, ndërkohë të njëjtit kanë njoftuar që qytetari nuk ka shenja jete”, thuhet të këtë deklaruar rreshteri i dyshuar.
Nga dosja, në deklaratën e dhënë në Prokurori, i dyshuari zyrtari policor Albian Retkoceri, ka thënë se ka qenë në patrullë me mbikëqyrësin e ndërrimit- rreshterin Ibrahim Nela e se kanë qenë duke mbushur veturën me derivate kur ky i fundit ka pranuar informatën se një person është duke sulmuar qytetarët në rrugen “Zylfije Gashi/Hajredin Bajrami” në qendër të Lipjanit.
Pas kësaj, sipas tij, janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes, kur janë informuar se personi i dyshuar nuk ka sulmuar vetëm një qytetar, por edhe të tjerë. I dyshuari Retkoceri ka thënë se me të arritur në vendngjarje kanë vërejtur personin e dyshimtë dhe qytetarët që po iknin prej tij.
“Xhamin e kam pasur të hapur komplet dhe personi i dyshimtë si na ka parë neve ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmuar duke na sharë “unë ja u q* nanen” unë pasi qe isha duke vozitur në pamundësi për të reaguar kam lëvizë me veturë në drejtim të rrugës “Hajredin Bajrami” rreth 15 metra, aty pastaj se bashku me mbikëqyrësin kemi dal nga vetura dhe i dyshimti ka ardhur prapë në drejtim timin për të më sulmuar fizikisht”, ka deklaruar ai.
I dyshuari ka shtuar se ka nxjerrë pajisjen ndërmjetësuese sprejin, dhe i ka hedhur në fytyrë dhe ka ikur prej tij, duke shtuar se tani i ndjeri ka vazhduar të lëvizë në mënyrë të çrregullt dhe i njëjti ka hyrë në ulësen e shoferit.
Po ashtu, zyrtari policor ka thënë se qytetari është munduar ta qetësojë, ndërkohë që ky së bashku me rreshterin kanë qëndruar në 3 metra distancë dhe përmes radiolidhjes kanë kërkuar autoambulancën dhe gjithashtu një njësi policore në asistim.
Ai ka shtuar se përreth 7-8 minuta kanë tentuar ta qetësojnë derisa Zejnullahu ka dalë nga vetura me shpejtësi dhe rreshteri Nela e ka kapur për dorë se bashku me kolegun Liridon Rrahmani.
“Po ashtu në atë rast ka ardhur edhe një kolegë civil i cili ishte duke kaluar dhe ishte jashtë detyrës zyrtare ai quhet Endrit Beqiri të njëjtin e njohim sepse ai ka punuar në Stacionin Policor ne Lipjan, posa e ka kapur rreshteri nga dora të dyshuarin ka arritur që të shtrijë për tokë se bashku me Liridonin, Endritin, unë dhe Artedoni”, ka deklaruar tutje ai.
Sipas tij, gjatë kohës sa kanë qenë duke prangosur tani të ndjerin, ai ka rezistuar dhe Liridon Rrhamani i ka dhënë prangat e veta, dhe ai është munduar ta prangos por nuk ka arritur. Pas kësaj, sipas tij, rreshteri Nela kishte arritur t’ia vë prangën në dorën e majtë duke bërë përpjekje për t’i vënë pranga edhe në dorën tjetër. Dhe sipas tij me ndihmën e kolegu të tij civil, kanë arritur ta prangosnin në dy duart.
“Pas vendosjes se prangave të dyshuarin e kemi ngjitur në pozitën ne gjunjë dhe unë kam vrapuar në veturën zyrtare për të marr një shishe me ujë dhe i kam qit ujë në fytyrë dhe në kokë po ashtu i ka afruar ujë edhe qytetarët e më pastaj na i kemi qit ujë. Pas këtij momenti unë ia kam kërkuar radiolidhjen Liridon Rrahmanit, me pastaj kam biseduar me bazën duke i thënë se a është duke ardhur emergjenca pasi ka kohë që e kemi kërkuar, nga baza më janë përgjigjur se emergjenca është afër dhe për 1 minutë do të jetë te ju, unë kam vazhduar në drejtim të kryqëzimit, të rrugëve “Hajredin Bajrami dhe Zylfije Gashi” me qëllim që të largoj veturat dhe të mundësoj ambulancës që të vije më shpejtë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar ai në Prokurori.
Retkoceri ka shtuar se si ka mbërritur ambulanca, janë afruar me një lese dhe së bashku me stafin e ambulancës kanë ndihmuar ta vendosin tani të ndjerin në lese për bartjen e pacientëve. Sipas tij, së bashku me autoambulancën kanë vazhduar tek njësia e tyre bashkë me rreshterin Ibrahim Nela dhe aty kanë qëndruar derisa kanë ardhur edhe njësitet tjera si forenzika rajonale, prokurori me një asistent, IML, e të tjerë.
I dyshuari Artidon Konxheli, ka thënë se kanë qenë duke ndërhyrë në një aksident kur kishin marrë informata se një qytetar nën ndikimin e alkoolit dhe substancave tjera është duke sulmuar qytetarët dhe veturat tjera.
Sipas tij, bazën e kanë njoftuar se është e pamundur të largohen nga vendi i ngjarjes pasi aksidenti ishte i rëndë. Por që rreth orës 00:20 në radio komunikuese ka lajmëruar rreshteri i ndërrimit se duhet asistencë e menjëhershme.
Pasi kanë mbërritur në vend të ngjarjes, sipas të dyshuarit Konxheli kanë parë qytetarin në veturën Golf, që po thoshte fjalë të pakuptimta dhe po bënte lëvizje shumë të çrregullta, që sipas tij nuk ishin veprime normale, dhe se mund të ishte nën ndikim të ndonjë substance.
“Aty kam dëgjuar se kolegët e mi Rreshter Ibrahim Nela dhe polici Albian Ratkoceri, ishin duke i folur në mënyrë që ta qetësonin, mirëpo personi dukej qartë se nuk po përmirësohet. Pas disa minutash, kam marrë urdhër nga Rreshteri që veturën qe isha duke e vozitur e cila ishte në kahun tjetër të lëvizjes ta kthej mbrapa dhe ta bllokoj, shiritin qarkullues ne te cilin ishte duke ndodhur ngjarja”, ka shtuar ai.
Zyrtari policor ka deklaruar se sa ishte duke vozitur ka vërejtur se kolegët e tij ishin duke tentuar t’i vendosnin prangat dhe ka dalë nga vetura dhe ka shkuar të asistojë.
“Aty kam pa se kemi has në rezistencë nga i dyshuari i cili nuk ju bindej asnjë urdhri të zyrtarit policor. Pastaj unë kam përdor kontrollin e butë duarthatë, në mënyrë profesionale, për ta futur të dyshuarin nën kontroll. Pasi që personi ishte i zhvilluar fizikisht, ne e kishim problem që të ia vendosnim prangat, mirëpo pas disa sekonda unë isha duke ia mbajtur dorën e djathtë në ndihmë të kolegut Endrit Beqiri dhe nuk e kam pa kjartë se kush ia ka vendosur prangat”, ka deklaruar në prokurori ai.
Pasi që tani i ndjeri është prangosur, ai ka thënë se rreshteri, Albiani dhe Liridoni (për këtë të fundit ka thënë se nuk është i sigurt), e kanë vendosur në pozitën e ulur dhe kanë filluar t’i japin ndihmë.
“Duke i dhënë ujë në ata sekonda veç se ka arrit edhe emergjenca e qytetit e cila ishte e njoftuar para se unë të arrija në lokacion. Atyre i kemi ndihmuar që ta vendosin në lese dhe ta fusin në makinën e emergjencës për tretman mjekësor dhe më pas kam qëndruar jashtë ambulancës dhe pastaj njësia AL-101 së bashku me emergjencën kane vazhduar drejt objektit të emergjencës”, ka deklaruar ai.
Sipas tij ai së bashku me Liridon Rrahmanin kanë qëndruar në vendngjarje, dhe pas disa minutash në lokacion ka shkuar shefi i operativës, rreshter Bedri Limani.
“Ne e kemi rrethuar vendin e ngjarjes me shirit rrethues dhe duke e bërë këtë kam vërejt në vendin ku ishte i dyshuari një qese me substancë të dyshuar narkotike. Në lokacion kane dal edhe njësia e Hetimeve të SP Lipjan, së bashku me forenziken dhe pas disa minutave, njësisë tonë na është kërkuar asistence nga shefi i ndërrimit i cili ishte në emergjence”, ka shtuar ai.
Sipas tij, ai ka qëndruar për disa minuta në emergjencë dhe është udhëzuar nga rreshter Ibrahim Nela që të shkojë në stacion për të intervistuar ankuesit të cilët i kishte sulmuar i dyshuari.
“Kur kam arrit në stacion kam pa qe kolegu Xhevat Cokli ishte duke marr deklarate, deri sa isha aty dëgjova nga ankuesi se si i kishte sulmuar i dyshuari atë dhe familjen e tij. Dhe nga aty prapë kam dal në vend ngjarje me udhëzim të shefit të operativës. Kur kam shku kam pa se aty ishin hetimet rajonale dhe prokurorja për krime të renda. Pastaj kemi qëndrua aty deri sa kolegët kane tërhequr substancën e dyshuar narkotike, të llojit kokainë dhe kam qëndrua aty deri sa kemi përfunduar me vendin e ngjarjes, pastaj jemi kthy ne stacion dhe kam përpiluar raportin për veprimet e mia”, ka deklaruar ndër të tjera, i dyshuari Konxheli.
Edhe i dyshuari tjetër- zyrtari policor Liridon Rrahmani, ka thënë se paraprakisht ishte me kolegun e tij Artidon Koxheli në aksidentin e ndodhur dhe teksa po merreshin me këtë ngjarje, kanë marrë thirrje nga i dyshuari Ibrahim Nela i cili ka kërkuar asistencë urgjent, e që i janë përgjigjur kësaj kërkese.
Edhe Rrahmani, ka thënë se kanë parë zyrtarët policorë se bashku me shoferin e veturës të cilët janë munduar ta qetësojnë tani të ndjerin, i cili sipas tij përdorte një gjuhë të çuditshme.
“U kthejke mbrapa nga makina edhe pse në makinë nuk ishte askush duke bërtitur me zë: largohuni prej meje, s’po du me ju pa, nuk po ju njoh”, po ashtu ka përdorur edhe fjalë të cilat nuk kemi mundur ta kuptojmë se çka po thotë, i cili ishte ulur në veturën siç e ceka më lartë në karrigen e shoferit por i njëjti dy këmbët i kishte jashtë makine dhe në mënyrë të pakontrolluar kapte derën e makinës për ta mbyllur me çka i godiste këmbët e veta duke mos pasur kontroll në veprimet e tij”, citohet të ketë deklaruar i dyshuari Rrahmani.
I dyshuari tutje ka përshkruar edhe momentin e vendosjes se prangave tek tani i ndjeri, ku ka thënë se ka asistuar rreshterin dhe në ato momenti gjithë zyrtarët policorë kanë përdorur forcën “duarthatë”, për ta vënë nën kontroll tani të ndjerin, pasi sipas tij ai ka pasur reagime trupore të pakontrolluara.
“E kemi shtri për toke me ç’rast kemi bërë arrestimin e tij dhe kjo ka ndodhë e gjitha”, ka deklaruar ai para Prokurorisë.
Zyrtari tjetër policor, i dyshuari Endrit Beqiri, ka thënë se ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, kur një patrullë policore e ka ndaluar dhe afër patrullës ka qenë vetura Golf 7. Sipas tij, aty ka parë tre zyrtarë policorë të cilët qëndronin afër derës së shoferit, ku ishte i ulur një person.
“E kam vërejtë se personi kishte veprime të çrregullta duke e goditur veten me duar si dhe e qitke kokën jashtë veturës dhe u futke përsëri në veturë duke i dërguar duart te koka, këto janë pamjet të cilat i kam parë unë nga vetura ime të cilën më ndaloj policia”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, qytetari tani i ndjerë papritmas del nga vetura dhe rrëzohet, por thotë se nuk e di nëse rrëzohet vetë apo nga zyrtarë policorë, mirëpo që reagimi i zyrtarëve policorë thotë se ishte i menjëhershëm.
“Në këto momente pasi tre zyrtarë policorë e kapën personin, mbrapa meje sa unë isha në veturë ka vrapuar një zyrtar policor drejt personit për t’ju asistuar kolegëve të tij, rrugës zyrtarit policor i bie shufra afër veturës time pastaj kam dal nga automjeti e kam kapur shufrën ja kam ofruar kolegut të cilit i ra dhe këtu kam vërejtur se të njëjti nuk po arrijnë ta futin nën kontroll duke ja kthyer dorën në pozicionin për ta prangosur dhe unë i kam ndihmuar zyrtarit policor i cili nuk ka arrinte ta kthente dorën në pozicionin për prangosje duke qenë se personi ishte shumë i fuqishëm”, ka deklaruar ai.
Ai ka deklaruar që gjatë asistimit në arrestim në asnjë moment nuk ka qenë i vendosur mbi trupin e personit për ta neutralizuar, por veprimi i vetëm ka qenë vendosja e dorës në pozitën për prangosje.
“Me të prangosur i njëjti nuk ka shfaqur rezistencë dhe këtu nga ana e djathtë ja kam futur dorën në mes kraharorit për ta ngritur, aty kam vërejtur se personi ishte pa vetëdije por i ka pasur sytë e hapur, në këtë moment kam tentuar t’ia kthej vetëdijen duke ja shkundur fytyrën, duke i thanë zgjohu, në atë moment ka ardhë një qytetar me një shishe ujë dhe me ka dhënë pastaj me ata ujë ja kam hedhur ne fytyrë me bindje që t’i kthehet vetëdija, pastaj ja kam lagur edhe qafen”, ka deklaruar ai në Prokurori.
Tutje, sipas tij, ka dëgjuar një zë i cili ka thënë se po vjen ambulanca, dhe është ngritur nga vendi dhe ka shkuar në drejtim të automjetit për ta larguar nga rruga.
“Me të arritur ambulanca kam asistuar stafin e emergjencës për ta futur personin në ambulance”, thuhet të ketë deklaruar Beqiri në Prokurori.
Është miratuar dorëheqja e Komandantit të Policisë së Lipjanit, Argjend Gashi, pas rastit të Agon Zejnullahut.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar për Reporteri.net se i njëjti ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe se e njëjta i është aprovuar.
“Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, ka deklaruar shkurt Hoxha.
Vetë Gashi deklaroi më herët për Reporteri.net se dorëheqja e tij është morale, teksa mohoi raportimet e mbrëmshme se është shkarkuar.
“Unë kam dhënë dorëheqje morale nga pozita e Komandatit të Stacionit Policor në Lipjan. Nuk jam shkarkuar”, tha Gashi.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë policë nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia. Ndaj të njëjtëve dje është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Hetime kanë nisur edhe ndaj mjekes. Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës së Urgjencës së komunës së Lipjanit në këtë rast.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu. Ai ka thënë se rasti është analizuar nga organet e Odës dhe është vendosur që të iniciohen të gjitha masat sipas Ligjit dhe kompetencave që i ka kjo organizatë.
Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të datës 7 korrik, pas arrestimit nga Policia e Kosovës.
Në video shihet se si policët i hidhen sipër, e madje njëri nga ta ia vendos gjurin mbi qafë. Në këtë moment Zejnullahu i ndalon lëvizjet.
Policët pasi ia vendosin prangat e ngritin të ndjerin ulur në gjunjë, por ai nuk jep shenja jete. I ndjeri lihet në këtë gjendje për disa minuta derisa vjen autoambulanca nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në komunën e Lipjanit.
Mjekja përgjegjëse nuk e kontrollon për shenja vitale dhe as nuk i jep ndihmën e parë. Ajo në një deklarim për media ka thënë se policët i kanë kërkuar një barelë për ta vendosur dhe për ta futur në autoambulancë. I ndjeri vendoset në barelë me duar të lidhura.
Sipas mjekes, vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar pasi e kanë hipur në autoambulancë. Sipas saj është tentuar t’i jepet ndihma e parë por nuk ka pasur efekt.
Policët e arrestuar janë rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarët policorë Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.
/Reporteri.net/
Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar dje nga një muaj paraburgim pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të Agon Zejnullahut, me kërkesë të Prokurorisë. Në dosjen e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit përmenden një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë dhe rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike
Në Dosjen e Prokurorisë të publikuar nga “Betimi për Drejtësi“, si dëshmitarë që qëlluan në natën kritike në vendin e ngjarjes tregohet se ishin qytetari G.B., prokurori Ardian Emini dhe bashkëshortja e tij- gjyqtarja Elvira Emini. Ata kanë dëshmuar se tani i ndjeri Zejnullahu atë natë kishte shfaqur sjellje të pakontrolluara, kishte ndalë vetura, madje e kishte goditur në kokë gjyqtaren Emini.
Sipas Dosjes së Prokurorisë, më 7 korrik në cilësi të dëshmitarit është intervistuar qytetari G.B., i cili ka thënë se rreth orës 00:00 ka qenë në veturën “Golf 7” dhe duke kaluar kishte parë tani të ndjerin Agon Zejnullahu i cili ishte afër një veture “Tiguan” dhe dëshironte të hynte në atë veturë. Mirëpo, thotë se nga ajo veturë dolën një djalë dhe një grua, të cilët nuk e lejuan të hynte në veturë dhe për një moment kishte menduar se po kacafyteshin.
Dëshmitari G.B., ka thënë se në atë moment e ka ndalë veturën dhe është afruar tek këta persona, duke menduar se janë duke u kacafytur dhe kishte dashur t’i ndajë, por se kur ishte afruar e kuptoi se nuk po kacafyteshin por që vozitësi i veturës i tha se Agoni dëshironte të hynte në veturë.
“Unë e kam marrë Agonin dhe e kam afruar tek vetura ime, ku jam munduar ta qetësoj dhe e kam pyetur se çfarë ka, ndërsa i njëjti vetëm më thoshte “largomi se po më ngucin, mos i le me më nguc njerëzit rri me mua” ku këtë fjalë e ka përsëritur disa herë”, citohet se deklaroi dëshmitari.
Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe, tani i ndjeri kishte qenë i dërrmuar dhe mezi qëndronte në këmbë dhe njëkohësisht i dilte shkumë nga goja.
“Disa herë jam munduar ta bindë që ta dërgoj tek doktori apo tek shtëpia e tij, mirëpo nuk ka pranuar, më pas aty ka ardhur edhe Prokurori Ardian Emini, i cili ka qenë kalimtar i rastit dhe i njëjti është ndalur vetëm për të shikuar se çfarë është duke ndodhur pasi që njihemi mes vete”, tha G.B.
Sipas tij, tani i ndjeri gjatë tërë kohës kishte ndjesinë se dikush po e ndjek dhe në momentin që ndonjë kalimtar i kalonte afër, ai menjëherë shikonte se si të largohej nga aty. Por. thotë se e bindi të qëndrojë, duke menduar se do të vijë ndihma e parë dhe do ta qetësonin atë.
“Pas disa minutave aty ka ardhë një patrullë policore dhe Agoni ka dashur të hyjë në veturë zyrtare, por jo vetëm në këtë, por çdo veturë që ka kaluar Agoni ka dashur të hyjë në veturë dhe në momentin që është afruar afër veturës zyrtare Agoni është rrëzuar në tokë, më pas kur është ngritur është nisur në drejtim të Policisë për të hyrë në veturë mirëpo zyrtarët policorë nuk e kanë ditur për këtë dhe e kanë përdorur sprejin lotsjellës, e më pas Agoni ka hyrë në veturën time”, citohet se deklaroi G.B.
Në Dosje thuhet se dëshmitari deklaroi që tani i ndjeri Zejnullahu i kishte thënë që mos t’i lejojë “ta ngucin”, duke e përsëritur këtë fjalë dhe shikonte rreth veturës nëse ndodhet dikush në të dhe duke menduar vetëm si të dalë nga vetura për t’u larguar.
“Gjatë qëndrimit në veturë prapë ka pasur shkumë në gojë të cilën e fshinte me bluzë tek kraharori herë pas here”, thuhet se deklaroi G.B.
Ai po ashtu ka thënë se Agoni disa herë kishte tentuar të dalë nga vetura por që e ndaloi, duke u munduar ta qetësonte sepse e kishte parë se diçka nuk ishte në rregull dhe se në këtë gjendje e kishte parë për herë të parë.
“Në një moment Agoni e ka shtyrë derën e veturës duke e hapur dhe ka dalë nga vetura me ë’rast ka tentuar të largohet nga zyrtarët policor, mirëpo të njëjtit e kanë kapur dhe e kanë shtrirë për tokë, më pas nga një veturë e modelit Audi me ngjyrë të bardhë ka dalë një qytetar me rroba civile i cili më duket se ka qenë zyrtar policor sepse i njëjti ju ka ndihmuar gjatë arrestimit, unë i kam njoftuar zyrtarët policor që të mos e ngucin sepse Agoni nuk ka fuqi për të rezistuar, ndërsa e kam dëgjuar Agonin duke ju thënë policëve “mos më lidhni se nuk kam bërë kurgjo“, citohet se deklaroi G.B.
Sipas tij, në momentin kur zyrtarët policorë ishin mbi trupin e Agonit dhe njëri prej tyre ia kishte vendosur gjurin mbi shpinë tek pjesa e qafës duke e shtypur për toke, atëherë, Agoni u kishte thënë “nuk muni mem lidh se unë punoj sigurim”.
“…dhe pas këtyre fjalëve unë e kam marrë një shofër metalike të cilën ja kam afruar zyrtarit policor sepse i kishte rënë në tokë dhe aty i kam parë dy apo tri tuba shkumë në tokë dhe ju kam thënë zyrtarëve policor lene mos e munoni se nuk është në gjendje me ba kurgjo, mirëpo asnjë prej zyrtarëve nuk ka folur me mua, ndërsa më pas e kam parë se Agonin kanë tentuar ta ngrisin në këmbë por që ka qenë pa vetëdije”, deklaroi G.B.
Gjithnjë sipas Prokurorisë, ky dëshmitar ka thënë se më pas zyrtarët policorë janë munduar t’ia lagin sytë Agonit dhe janë munduar ta kthjellin me shuplaka në faqe, e që më pas aty erdhi autoambulanca, ku menjëherë Agonin e kanë vendosur në lese, e ku Agoni ende i kishte duart e lidhura. Më pas, dëshmitari tha se ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e di çfarë ka ndodhur.
Çka deklaroi prokurori Ardian Emini, në cilësi të dëshmitarit?
Prokurori Ardian Emini ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja- gjyqtarja Elvira Emini atë natë kishin dalë për të ecur. Tha se gjatë tërë javës së kaluar kishte qenë prokuror kujdestar dhe se në kohën kur ishte duke ecur me bashkëshorten, është kontaktuar nga Policia për t’iu dhënë udhëzime lidhur me një rast. Në atë moment, tha se bashkëshortja e tij bërtiti dhe pa një person që u largua nga prapa tyre dhe se bashkëshortja i tha se e kishte goditur me grusht prapa në kokë.
“I njëjti person që për mua ishte i panjohur kaloj me vrap në shiritin e kundërt të rrugës duke bërë me duar para dhe duke penguar automjetet që lëviznin, menjëherë kam kontaktuar Stacionin Policor në Lipjan duke i njoftuar se një person bën veprime të pakontrolluara duke sulmuar kalimtarët e rastit por edhe veturat”, citohet se deklaroi prokurori.
E për një moment, ai ka thënë se pa që ai person ka ndalur një veturë dhe ka tentuar të hyjë apo ka hyrë brenda saj, pasi nuk i kujtohet saktë ngase ishte në largësi.
“… me sa kam parë e ka goditur një person brenda kësaj veture, pastaj vozitësi i kësaj veture ka dalë jashtë dhe se kam parë janë kacafytur mes vete e më pas vozitësi ka hipur në veturë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, pastaj qytetari në fjalë ka penguar një veturë tjetër e cila nuk është ndaluar, sa kam vërejtur kjo veturë e ka goditur pak në këmbë dhe i njëjti është rrëzuar në tokë”, deklaroi prokurori.
Më pas, Emini tha se tani i ndjeri ka vazhduar të pengojë edhe vetura të tjera e pastaj ka kaluar në shiritin tjetër në trotuar dhe bisedonte me një person i cili e kishte ndalë veturën.
“… e po ashtu edhe unë jam afruar për ta qetësuar për sigurinë e tij dhe të qytetarëve të tjerë, i njëjti ka qenë në gjendje halucinacione me aq sa unë e kam parë, duke thënë që nuk kam bërë asgjë, merremi vesh si burrat, nuk ju kam përgjigjur duke pritur patrullën policore, personin tjetër i cili ishte ndaluar me veturë e kam njohur si qytetar por emrin e tij nuk e di, i njëjti bisedonte me të dyshuarin duke i thënë se a të dërgoj tek shtëpia apo të dërgoj tek vetura jote”, kishte deklaruar prokurori.
Ai tha se tani i ndjeri i kishte treguar se ku e ka veturën, por nuk kishte pranuar ta dërgonte në shtëpi.
“Siç thash sipas njohurive që kam i njëjti ka kundërmuar në alkool dhe sipas përshkrimit tim ka qenë në një gjendje të rëndë të alkoolizuar dhe nga goja kishte vazhdimisht fluska pështyme apo shkumë të bardhë në formë të ballonëve, në anën e majtë mbi vetull ka pasur një plagë dhe ka qenë pak i gjakosur, sytë i ka pasur nç gjendje të hapur jo normale”, tha Emini.
Sipas tij, patrulla policore është vonuar diku 10-15 minuta, pasi i kishte telefonuar sërish i kanë thënë se patrulla ishte në një rast tjetër, e pasi u kishte thënë se personi në fjalë kishte sjellje të rrezikshme dhe mund të paraqesë rrezik për sigurinë e tij dhe të qytetarëve, i kanë thënë se shumë shpejt vjen patrulla policore.
“…ne kemi qëndruar rreth 2 apo 3 minuta, ku ky person ka folur vet me vete fjalë të pakuptimta, pas 2 apo 3 minutave qytetari që ka qenë afër ka insistuar ta dërgoj në shtëpi por i njëjti nuk është përgjigjur dhe unë jam larguar duke ecur në drejtim të qytetit, i dyshuari ka filluar të vrapojë para meje në drejtim të njëjtë për një moment ka ardhur patrulla policore nga rruga e ambulantes siç njihet, i dyshuari ashtu në vrapim të pakontrolluar tenton të hapë derën e anës së majtë të prapa të veturës së Policisë por nuk ka arritur ta hapë dhe në momentin që vetura e Policisë ka lëvizur i njëjti është rrëzuar në tokë dhe nga ky moment unë dhe bashkëshortja ime kemi vazhduar për në banesën tonë dhe nuk kemi parë se çfarë ndodhur më tej”, tha ai.
Sipas tij, sa i përket sulmit që tani i ndjeri i ka bërë bashkëshortes së tij, u kishte thënë se po të jetë nevoja do ta kontaktojë Policia.
Çka deklaroi gjyqtarja Elvira Emini në cilësinë e dëshmitares?
Gjyqtarja Emini ka thënë se ajo me bashkëshortin e saj Ardian Emini derisa ishin duke ecur natën kritike, kishte vërejtur një person që po bënte sjellje të pakontrolluara.
“Tek vendi i ndarjes mes dy shiritave, e kam vërejtur se i njëjti ishte kapur për shtyllën e ndriçimit të natës, dhe tërhqur zvarrë për shtylle, sa në anën e majftë e në të djashtën. Po ashtu e qitke nga një hap në rrugë, para vetuave që kalonin, dhe përsëri u kthejke”, citohet se deklaroi Emini.
Sipas saj, pasi e kishte vërejtur se Zejnullahu po i bënte këto sjellje, nuk kishte shikuar drejt nga frika se ishte person me çrregullime, dhe pasi kishin kaluar atë pjesë, bashkëshorti i tij i cili ishte kujdestar si prokuror, në atë moment e kishte një telefonatë.
“…deri sa ishte duke biseduar në telefon, unë u koncentrova në rrugë dhe vazhduam te ecim, dhe për njëherë e kam vërejtë hapat e atij personi dhe pasi i kam dëgju hapat, jam mundu mu largu pak, por ishte e kote sepse ai personi më goditi pas kokës, dhe përnjëherë iku, e kaloj rrugën dhe doli prapë në mes të dy korsive duke vazhduar me sjelljet e tij”, ka deklaruar gjyqtarja.
Ajo tha se në ato momente kishte bërtitur shumë dhe i kishte thënë bashkëshortit ta lajmërojë Policinë. Tha se tani të ndjerin e pa prapë duke u dalë veturave përpara, dhe se një veturë u ndal për të mos e shkelur.
Sipas saj, tani i ndjeri e kishte hapur derën e prapme të asaj veture dhe dhe hyri në veturë, ndërsa shoferi kishte dalë përnjëherë nga vetura dhe e kishte nxjerrë jashtë saj, duke e tërhequr zvarrë dhe nga ana tjetër e veturës kishte dalë një grua, e cila mundohej ta kapte shoferin me qëllim që t’i ikte rrezikut nga ky person.
Më pas, tha se tani i ndjeri kishte ndalë vetura të tjera, u kishte dalë përpara dhe se e kishte parë që një veturë e ka goditur pak, e që i njëjti kishte rënë për tokë. Tha se vetura kishte vazhduar, teksa Zejnullahu u dilte përpara gjitha veturave, gati duke bllokuar gjithë komunikacionin.
Gjyqtarja tha se bashkëshorti i saj e lajmëroi Policinë duke u treguar se personi në fjalë po bënte sjellje të pakontrolluara, tha se pritën pak, e më pas prokurori u afrua ta qetësojë tani të ndjerin. Tha se prej atij momenti kur po qëndronte me bashkëshortin e saj, ai person nuk kishte bërë më probleme.
“Unë kam qenë shumë e shqetësuar, dhe kisha frikën mos po e sulmon edhe bashkëshortin tim. Pas rreth 10-15 minutash ka ardh patrulla policore, edhe ne momentin kur ka ardh patrulla, ende pa arrit mire, bashkëshorti im u nis në drejtim timin sepse u lodh duke prit dhe ne ato momente ai person u nis pas bashkëshortit tim ne drejtim tonin, dhe ata punëtorët e taksive kanë ikur brenda ne lokal nga frika mos po i sulmon i njëjti, ndërsa unë nuk e dija kah te ia mbaja, kisha friken se mos po vjen me me sulmua mua”, tha ajo.
Por, tha se në ato momente arriti patrulla policore dhe se Zejnullahu ishte në mes të rrugës, ku me sa ka parë, e kishte hapur derën e veturës së Policisë dhe është rrëzuar, pastaj është ngritur dhe ka filluar të bëjë lëvizje në mes të rrugës, e që policia kishte vrapuar në drejtim të tij.
“… ai person tentojke për të i ikë policëve dhe më tej ka vrapu tek një veturë e bardhë Golf, dhe e ka hap derën është fut në atë veturë. Ne u lodhëm pas kësaj ngjarje dhe vendosëm të ecim për në shtëpi. Unë dhe bashkëshorti u dakorduam që mos të bëjmë ankesë lidhur me këtë rast, duke marr parasysh edhe pozitat të cilat i kemi nk deshëm që të bëhet e madhe nëpër portale, pasi që ne e vërejtëm se i njëjti nk e kishte personale me neve, por kishte çrregullime dhe qëllimi i tij ishte pothuajse i njëjtë me të gjitha”, citohet se deklaroi gjyqtarja Emini.
Më 7 korrik, Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë e cila ndodhi në qytetin e Lipjanit, ku Agon Zejnullahu, 27-vjeçar, mbeti i vdekur në pranga të Policisë së Kosovës.
Pamjet që u publikuan menjëherë pas ngjarjes treguan veprimet e zyrtarët policorë derisa tentonin ta arrestonin 27 vjeçarin. Ky i fundit siç shihet në pamje, ka pesë policë mbi trupin e tij deri sa po tentonin të prangosnin viktimën, ndërsa pak kohë më pas vdes.
Së fundmi në një video tjetër janë publikuar pamjet e plota të gjithë ngjarjes tragjike të së hënës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në pamje Agon Zejnullahu shihet i shoqëruar nga një shok i tij, ndërsa aty shfaqen edhe momentet kur ai sulmon disa qytetarë që ndodheshin në një veturë. Pak kohë më pas arrin edhe Policia e Kosovës, e 27 vjeçari shihet duke u hedhur prapa veturës.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë policë nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia. Ndaj të njëjtëve dje është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Hetime kanë nisur edhe ndaj mjekes. Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës së Urgjencës së komunës së Lipjanit në këtë rast. /Reporteri.net/
Komandati i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për raportimet se i njëjti ishte shkarkuar, Gashi tha se diçka e tillë nuk qëndron, por se dorëheqja e tij është morale.
“Unë kam dhënë dorëheqje morale nga pozita e Komandatit të Stacionit Policor në Lipjan. Nuk jam shkarkuar”, tha ai për Reporteri.net.
Gashi theksoi se dorëheqja e tij zyrtarisht ende s’është pranuar pasi s’ka ende vendim për një pozita tjetër.
“Unë e kam dorëzuar, ajo ende nuk është pranuar zyrtarisht, pasi nuk kam vendim të ri për pozicion tjetër”, shtoi ai për Reporteri.net.
Për rastin e 27-vjeçarit, pesë policë tashmë po dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Ndaj të njëjtëve, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
/Reporteri.net/
Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjen Gashi ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë pas rastit të së hënës ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në duart e policisë.
Gashi për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se ka dhënë dorëheqje morale, dhe se nuk është shkarkuar.
“Unë kam dhënë dorëheqje morale nga pozita e Komandatit të Stacionit Policor në Lipjan. Nuk jam shkarkuar”, tha ai.
Ai tregoi se dorëheqja zyrtare ende s’është pranuar.
“Unë e kam dorëzuar, ajo ende nuk është pranuar zyrtarisht, pasi nuk kam vendim të ri për pozicion tjetër”, tha Gashi për Reporteri.net.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë policë nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia. Ndaj të njëjtëve dje është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Hetime kanë nisur edhe ndaj mjekes. Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës së Urgjencës së komunës së Lipjanit në këtë rast.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu. Ai ka thënë se rasti është analizuar nga organet e Odës dhe është vendosur që të iniciohen të gjitha masat sipas Ligjit dhe kompetencave që i ka kjo organizatë.
Agon Zejnullahut vdiq në orët e para të datës 7 korrik, pas arrestimit nga Policia e Kosovës.
Në video shihet se si policët i hidhen sipër, e madje njëri nga ta ia vendos gjurin mbi qafë. Në këtë moment Zejnullahu i ndalon lëvizjet.
Policët pasi ia vendosin prangat e ngritin të ndjerin ulur në gjunjë, por ai nuk jep shenja jete. I ndjeri lihet në këtë gjendje për disa minuta derisa vjen autoambulanca nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në komunën e Lipjanit.
Mjekja përgjegjëse nuk e kontrollon për shenja vitale dhe as nuk i jep ndihmën e parë. Ajo në një deklarim për media ka thënë se policët i kanë kërkuar një barelë për ta vendosur dhe për ta futur në autoambulancë. I ndjeri vendoset në barelë me duar të lidhura.
Sipas mjekes, vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar pasi e kanë hipur në autoambulancë. Sipas saj është tentuar t’i jepet ndihma e parë por nuk ka pasur efekt.
Policët e arrestuar janë rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarët policorë Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.
/Reporteri.net/
Vëllai i Agon Zejnullahut ka folur edhe për bisedën e fundit që kishte me të, madje ka treguar edhe një dëshirë të tij.
Ai tha se kontaktin e fundit me të vëllain e ka pasur dy orë para ngjarjes dhe tregoi një dëshirë që ai ia kishte shprehur.
“Ka ndodhur ajo që nuk do ta besonte asnjë person i një vendi demokratik. Na u vra vëllai nga disa zyrtarë policorë. Dy orë para ngjarjes kam komunikuar për herë të fundit. Ishte në gjendje normale.Më pyeti se kur do të vinin fëmijët e mi se e kishte marrë malli. Fëmijët erdhën, ai doli, dhe nuk i pa më kurrë”, u shpreh ai në Top Story.
Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaj për pesë policët e dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu.
Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në orët e para të së hënës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.
Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast u arrestuan të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “vrasje nga pakujdesia”. /Reporteri.net/
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka dhënë detaje për mjeken ndaj së cilës OMK ka nisur hetime në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut.
Ai tha se mjekët kanë të drejtë të japin asnjë të dhënë.
“Konsiderojmë se disa çështje janë në kundërshtim me kodin e etikës profesionale të mjekut”, tha lidhur me Sejdiu.
“Nuk kanë të drejtë të japin asnjë të dhënë rreth gjendjes së tij…. dhe jo lëndime që janë marrë, nuk është vetëm ky rast por edhe raste të tjera sepse janë të ndaluara me Kodin e Etikës profesionale”, tha Sejdiu duke shtuar se mjekëve nuk u lejohet të japin detaje.
“Kush e ka konstatu që ka vdekë?”, pyeti ai gjatë bisedës për vdekjen e Zejnullahut.
“Mjekja është duke u hetuar se sa ka qenë në gjendje të jap ndihmën e parë, nëse ju ka dhënë apo nuk ju ka dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, sepse policia nuk ka drejtë ta ndalojë mjeken me dhanë ndihmën e parë”, tha Sejdiu në T7.
Agon Zejnullahut vdiq në orët e para të datës 7 korrik, pas arrestimit nga Policia e Kosovës. Policët që e arrestuan po dyshohen për vrasje nga pakujdesia.
Në video shihet se si policët i hidhen sipër, e madje njëri nga ta ia vendos gjurin mbi qafë. Në këtë moment Zejnullahu i ndalon lëvizjet.
Policët pasi ia vendosin prangat e ngritin të ndjerin ulur në gjunjë, por ai nuk jep shenja jete. I ndjeri lihet në këtë gjendje për disa minuta derisa vjen autoambulanca nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në komunën e Lipjanit.
Mjekja përgjegjëse nuk e kontrollon për shenja vitale dhe as nuk i jep ndihmën e parë. Ajo në një deklarim për media ka thënë se policët i kanë kërkuar një barelë për ta vendosur dhe për ta futur në autoambulancë. I ndjeri vendoset në barelë me duar të lidhura.
Sipas mjekes, vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar pasi e kanë hipur në autoambulancë. Sipas saj është tentuar t’i jepet ndihma e parë por nuk ka pasur efekt.
Për këtë rast tanimë janë arrestuar pesë policë. Gjykata Themelore sot ka vendosur masën e paraburgimit për të gjithë: rreshterin Ibrahim Nela dhe zyrtarët policorë Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.
Policia e Kosovës po përballet me një numër në rritje ankesash për sjellje të pahijshme. Qindra ankesa janë dorëzuar në Inspektoratin Policor vetëm në muajt e parë të këtij viti. Rasti i vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, gjatë një ndërhyrjeje më 7 korrik, ka ngritur shqetësime serioze për përdorim të tepruar të forcës nga ana e policisë.
Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, në Inspektoratin Policor u dorëzuan qindra ankesa për shkelje disiplinore. Vitin e kaluar, numri i tyre arriti në 1 mijë e 338.
Shumë prej këtyre rasteve kanë të bëjnë me vepra penale si kanosje, lëndim trupor apo sulm fizik.
Policët e përfshirë zakonisht suspendohen, ndonjëherë arrestohen ose transferohen në pozita tjera brenda institucionit. Por, duket se këto masa nuk kanë ndikuar mjaftueshëm, pasi numri I ankesave është rritur vazhdimisht që nga viti 2020, raporton REL.
Më së shumti ankesa janë drejtuar ndaj zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.
Rasti më i fundit që ka rikthyer vëmendjen te sjellja e policisë, është vdekja e një 27-vjeçari në Lipjan, më 7 korrik. Pesë policë janë arrestuar për vrasje nga pakujdesia, teksa sot u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.