×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot intervistohen kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 12:33

    Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë procesi i vlerësimit të dy kandidatëve që janë në garë për t’u bërë gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Reporteri.net.


    Komisioni Posaçëm për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese gjatë këtij muaji ka vlerësuar se tetë kandidatë për anëtarë të Kushtetueses kanë plotësuar kushtet formalo-juridike për të qenë anëtarë të kësaj Gjykate.

    Valbona Thaçi-Shala, Bardh Bokshi, Shukri Sylejmani, Vigan Qorolli, Bashkim Hyseni, Hilmi Jashari, Eltur Maloku dhe Ibrahim Mala, sipas këtij komisioni kanë plotësuar kushtet formalo-juridike për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

    Intervistimi me gojë i këtyre kandidatëve do të përfundojë ditën e sotme.

    Në garë për t’u bërë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ishin 11 kandidatë, mirëpo kandidati Haxhi Xhemajli është tërhequr nga gara, ndërsa kandidati Mentor Bogaj është konstatuar se nuk i ka përmbushur kushtet formalo-juridike për t’u bërë anëtar i Kushtetueses.

    Pas intervistimeve me shkrim e me gojë, Komisioni i posaçëm brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh, i shqyrton kandidaturat dhe i dërgon Kuvendi listën e ngushtë me arsyetimet për propozimet.

    Për emrat e propozuar nga Komisioni votohet në Kuvend me dy të tretat e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.

    Kandidatët që marrin votat e mjaftueshme, i propozohen për dekretim presidentit për gjyqtar të Kushtetueses. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!