Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit për Covid 19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.
Ndërsa Klinika njofton se në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë një person, kurse dy janë me oksigjenoterapi, shkruan Reporteri.net.
Sot fatkeqësisht vdiq një grua 63 vjeçare nga Dragashi, duke çuar në 27 numrin total të viktimave.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar është 533 ndërkaq të infektuar me coronavirus janë 860. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.