Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet ditën e enjtë. Nga mesdita përreth viseve malore zhvillohen vransira, që më vonë duke shkuar kah mbrëmja mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të izoluar.
Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 31C e 34C, derisa ato minimale në mëngjes zbresin në 15C e 18C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-6m/s.
Pas ca rrebesheve që mund të depërtojnë orëve të mëngjesit në pjesë të vendit, ditën e premtë do të ketë intervale me diell. Nga fundjava më pas parashihet mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat pësojnë rënie në 28C ditën e premtë, e në fundjavë deri në 24C e 26C. Rënie pësojnë edhe minimalet deri në 8C e 9C. Nga dita e hënë, maksimalet shënojnë rritje në 28C. Era frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të premtën mesatare e mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.