×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mot shumë i nxehtë në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 33 gradë

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 8:14

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit, me origjinë nga Afrika Veriore.Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistroj temperatura rekorde për muajin që jemi.


    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

    Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.

    Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!