×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot organizohet ceremoni komemorative për Ismet Bogujevcin

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 8:32

    Dje, më 13 maj 2021, ka ndërruar jetë figura e çmuar e kulturës kosovare, doajeni i muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci


    Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë një ceremoni komemorative sot më datë 14 maj 2021.

    Itinerari për ditën e sotme (14 maj 2021) është si në vijim: 11:00 – 11:15 | Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar; 11:30 – 14:00.

    Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti.

    Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri teksa ministria bën lutje të respektohen masat kundër pandemisë COVID-19

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!