×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Sot temperaturat deri 33 gradë, ky është parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 6:51

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e parë e shtatorit do të ketë mot me diell dhe vranësira.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se minimalja do të jetë 11 gradë Celsius ndërsa maksimalja me 33 gradë Celsius.

    Këtu keni motin e plotë për sot dhe 4 ditët e ardhshme:

    E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

    E martë- Mot me diell dhe pjesërisht vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

    E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

    E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

    E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-5m/s.

    Indeksi UV në gjysmën eparë të javës do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!