Tre raste të reja me koronavirus në Prishtinë janë konfirmuar mbrëmë nga IKSHPK-ja.
Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti të cilat kanë dalë nga një klinikë private në Prishtinë dhe për këtë, sot do të testohen edhe mbi 60 persona të cilët kanë pasur kontakte me personat e infektuar.
Këtë e ka bërë të ditur mbrëmë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se rastet positive të ditëve të fundit janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës.
“Rasti i djeshëm në Prishtinë dhe rastet e tjera sot jo vetëm në Prishtinë janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës. Pra edhe rasti i Obiliqit, Klinës dhe Gjilanit janë ose punëtorë ose familjarë të punëtorëve të Klinikës. Punëtorët shëndetësorë kanë pas të drejten e lëvizjes gjate pandemisë. Një numër i tyre punojnë edhe në institucionet publike shëndetësore”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit”, ka thënë Ahmeti në postimin e bërë dje.
Kujtojmë se Kosova aktualisht ka 189 raste aktive me koronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.