×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja cakton për 24 shkurt seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt e Mustafës

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 14:33

    Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guillou ka caktuar seancat e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit e Salih Mustafës.


    Ndaj dy krerëve të OVL-së, konferenca mbi ecurinë e çështjes është caktuar për datën 24 shkurt në orën 11:00, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00.

    Për këtë të fundit, temë kryesore e seancës do të jetë transmetimi i dosjes tek gjykata nga Prokuroria.

    Në lidhje me këtë, palët do të ngrisin çështje që mund potencialisht të ndikojnë tek data e transmetimit.

    Kujtojmë se dje në Hagë u mbajt konferenca e tretë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!