Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se të gjithë ata që janë të ftuar nga kjo Gjykatë do të dalin faqebardhë.
“Sapo morra lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesē për anëtarin e kryesisë, njëherësh kryetarin e degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli”, ka shkruar Gucati në Facebook.
Gucati sot paradite ka njoftuar se ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, i cili ndryshe njihet edhe si kirurgu i UÇK-së, për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.
Beka ka thënë për Reporteri.net se ai është ftuar si dëshmitar nga Haga dhe do të udhëtojë atje më 28 tetor. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.