×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimi i Gjykatës

    Specialja rrëzon kërkesën e Haxhi Shalës për të ndarë procesin gjyqësor nga Januzi dhe Bahtijari

    Reporteri
    28 Gusht 2024 | 15:08

    Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për veçimin e çështjes kundër tij nga çështja kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe që të ketë një gjykim të veçantë.

    Në marrjen e vendimit të saj, gjykatësja vuri në dukje se gjykimet e veçanta do të shtonin në mënyrë të pashmangshme kohën dhe burimet e gjykatës dhe do të rrezikonin të drejtat e të akuzuarit për t’u gjykuar brenda një kohe të arsyeshme”, thuhet në njoftim.

    Në një vendim tjetër, gjykatësja Masselot gjithashtu hodhi kërkesën e mbrojtjes së Ismet Bahtijarit për zgjatje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake të përditësuar të saj.

    Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se gjykatësja Masselot, ka konstatuar se mbrojtja nuk ka demonstuar se zgjatja e afatit është e përligjur dhe ka rikujtuar se të gjitha ekipet e mbrojtjes duhet të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 2 shtator, sipas udhëzimeve në vendimin e saj të mëparshëm.

    Sa i përket kontekstit të çështjes, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u arrestuan në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 6 tetor 2023, në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

    Në aktakuzën e konfirmuar, thuhet se Haxhi Shala akuzohet për: (i) frikësim dhe (ii) tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, individualisht dhe me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!