Albulena Haxhiu, e cila është bërë tashmë kandidate e përhershme e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, po e feston sot ditëlindjen.
Konstituimi i Kuvendit dështoi të bëhej edhe sot dhe seanca u ndërpre sërish. Por menjëherë pas ndërprerjes pati festë në grupin parlamentar të LVV-së.
Haxhiu u fryu qirinjve të një torteje të përgatitur për të.
Aty shihet edhe Albin Kurti, kryetari i LVV-së i cili po insinston në propozimin e Haxhiut për kryeparlamentare, pavarësisht dështimit për t’i marrë votat e nevojshme dhe moskalimit të një komisioni për votim të fshehtë, i cili po konsiderohet joligjor.
Kurti u duk i buzëqeshur ndërsa duartrokiti fort kur Haxhiu u fryu qirinjve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.